E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dy në pranga, kërkoheshin nga policia për vjedhje

07/05/2005  TIRANË- Arrestohet nga policia një 37-vjeçar që ishte dënuar nga gjykata për vjedhje dhe një 25-vjeçar që kërkohej për vjedhje të një celulari. Burimet policore thanë se Bashkim Selimaj, lindur në Kukës e banues në Kodër-Kamëz ishte dënuar nga gjykatë e shkallës së parë për veprën penale të vjedhjes. Këtë vepër penale ai e ka kryer disa vite më parë. Ai u vu nën pranga nga uniformat blu të komisariatit numër 3 dhe iu dorëzua gjykatës ku do të vuajë dënimin 1-vjeçar, me të cilin është dënuar. Ndërsa efektivët e të njëjtit komisariat, kanë arritur të arrestojnë Klement Matoshin, lindur në Tropojë e banues në Tiranë, i cili ka vjedhur celularin një shtetaseje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›