Fullani takohet me homologun gjerman
07/05/2005 Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Adrian Fullani, ka zhvilluar takime me homologun e tij gjerman, prof. ˗eber, me të cilin kanë folur për politikat monetare dhe rolin që duhet të luaj Banka Qendrore në zhvillimin e vendit. Sistemi i kreditimit dhe mbikëqyrja e rreptë bankare mbi këtë proces, janë kujtuar nga Guvernatori gjerman Weber, i cili i ka kërkuar Fullanit të rrisë në një shkallë më të lartë mbikëqyrjen bankare për t’i paraprirë çdolloj situate risku. Drejtuesit e dy bankave qendrore kanë diskutar dhe në lidhje me mundësinë e binjakëzimit të dy institucioneve në të ardhmen, një hap ky që do ta ndihmonte Shqipërinë në procesin e stabilizim–asociimit. Ndërkaq lidhur me politikat bankare që po vë në zbatim Banka e Shqipërisë, Fullani ka folur rreth zbatimit të projektit të sistemit të pagesave, në mënyrë që pagesat të kryhen nëpërmjet bankave. Për këtë është e rëndësishme të ndërtohet infrastruktura e pagesave, proces në të cilin Banka e Shqipërisë ka një rol parësor, por njëkohësisht duhet nxitur edhe më tepër bashkëpunimi midis bankave dhe biznesit. “Eshtë që publikut të gjerë t’i krijohen të gjitha parakushtet dhe lehtësitë përkatëse që të ftohet në sistemin bankar e të përdorë shërbimet bankare në punët e përditshme”, ka thënë Fullani gjatë takimit. Gjatë këtij takimit u shkëmbyen mendime rreth përdorimit të kartave të kreditit dhe u pranua që ky është një mjet mjaft efektiv në nxitjen e përdorimit të pagesave dhe të uljes së ekonomisë informale mbetet zhvillimi i kartave të kreditit. Një rëndësi mjaft e veçantë në diskutim iu kushtua statistikave dhe kërkimeve. Ideja është të ndërtohen statistika sa më të qarta, të prodhuara nga vetë Banka Qendrore, që do të jenë baza për gjykimin e politikës që ajo vetë ndërton. Kjo nënkupton që, përveç konsolidimit të mëtejshëm të statistikave monetare dhe financiare, Banka e Shqipërisë duhet të fillojë të mendojë për ngritjen e statistikave të ekonomisë reale, duke përfshirë edhe metoda statistikore të tilla, si vrojtimet.