E Diel, 1 Nëntor 2026

Anila Godo: Të unifikojmë qëndrimin tonë diagnostik dhe terapeutik për Hepatitet

Përfundon seminari ndërkombëtar mbi Hepatitet virale

Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, kërkoi në ditën e dytë të seminarit ndërkombëtar për hepatitet virale, "unifikimin në rang kombëtar të qëndrimit diagnostik dhe terapeutik për një patologji" E pranishme në ditën e dytë të këtij seminari, të organizuar nga Departamentet përkatëse të Sëmundjeve Infektive të Universitetit të Tiranës dhe atij të Barit (Itali), në mjediset e Qendrës Kulturore të Forcave të Armatosura në Tiranë, ministrja Godo vlerësoi se aktivitete të tilla mund të ndryshojnë shumë gjëra në listën e medikamenteve të rimbursueshme që do të përgatisim në nëntor. Sipas saj, do të jenë specialistët dhe studimet e tyre që do të përcaktojnë prioritetet në sajë të ndryshimeve që kanë dalë nga seminari. Në ditën e dytë dhe të fundit të këtij seminari specialistët infeksionistë sollën rekomandime që do kenë vlerë qoftë për aspekte të politikëbërjes, investimeve në të ardhmen, por edhe për probleme që kanë të bëjnë me aspekte klinike dhe akademike të këtij problemi të rëndësishëm. Ata paraqitën një përmbledhje të disa çështjeve të rëndësishme, që kanë të bëjnë me parandalimin e hepatiteve, të diagnostikimit, protokolleve të mjekimit, etj. Hepatitet përfaqësojnë sëmundjet infektive më të përhapura në botë, ku janë të infektuar nga Hepatiti B 2 bilion njerëz në botë. Për Hepatitin C ka 170 milion të infektuar në të gjithë botën dhe 20 mijë të infektuar çdo vit. Në 1991, kohë kur Organizata Botërore e Shëndetësisë iu drejtua vendeve të botës për të përfshirë vaksinimin kundër Hepatitit B në programet kombëtare imunizuese, vendi ynë ka pasur një prevalencë prej 18 për qind të Hepatitit B, me të dhëna të përafërta me vendet e Azisë së largët. Me sensibilizimin dhe mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, mori rrugë në 1994 vaksinimi i detyrueshëm i fëmijëve të porsalindur, një strategji e konsideruar e suksesshme për luftën kundër Hepatit B, prevalenca e të cilit në vendin tonë llogarit 9 për qind të të prekurve. Rrugët kryesore për tejçimin e virusit të Hepatit B janë nëpërmjet gjakut të infektuar e kontaktit seksual, ndërsa për virusin e Hepatit C, nëpërmjet kontaktit direkt me gjakun e infektuar, nënprodukteve të tij të politrasfuzuar, talasemikët, etj. Shkaku më i shpeshtë i Hepatit janë infeksionet virale. Nëse ky proces inflamacioni (ku përfshihet shkaktari dhe qelizat mbrojtëse të trupit bashkë me lëndët që prodhojnë) është i menjëhershëm dhe i fuqishëm atëherë merr emrin hepatiti viral akut e nëse zgjat mbi 6 muaj merr emrin hepatiti viral kronik.
Shpesh në popull hepatiti njihet edhe me emrin verdhëz, por duhet ditur që verdhëza nuk është një lloj sëmundjeje, por shenje. Sipas mjekëve, jo vetëm gjatë hepatitit, por edhe gjatë problemeve me tëmthin (p.sh gur në tëmth) apo tek të sapolindurit, etj., mund të shfaqet verdhëza, por ato nuk janë sëmundje ngjitëse si hepatiti.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›