Anila:Joana vrau veten nga kurioziteti

18/02/2005 Shoqet e klasës:Joana shkonte në kishë
Shoqet dhe shokët e klasës së Joanës, të pyetur dje nga mediat, u shprehën se viktima ishte frekuentuese e rregullt e një bashkësie fetare të krishterë. Sipas tyre, vajza shkonte atje së bashku me të ëmën dhe gjyshen. Madje, ajo ishte rrekur të merrte dhe shoqe me vete. Sipas vogëlushëve, Joana Rajdho i kishte thënë tarye se në kishë do tu jepnin darkën dhe dhurata me vete. "Ne kishim frikë të shkonim në bashkësi, sepse predikimet ishin në orën 20:00 të mbrëmjes. Ana na tha se nuk kishte problem për këtë, pasi atje shtronin dhe darkën", tha njëra nga shoqet e klasës së saj në shkollën tetëvjeçare "Ramazan Jarani". Sakaq, drejtori i këtij institucioni Bashkim Mërtiri u shpreh se nuk kishte dijeni se vajza e vetsakfrifikuar ishte ndjekëse e ndonjë feje apo sekti. Ai tha se interesohej vetëm për problemet që lidheshin me mësimet. F.B
Policia aludon mbi motivet
Grupi hetimor që po merret me zbardhjen e motiveve që shtynë Joana Rajdhon të vetvarej, shprehet se deri më tash gjithçka është në kuadrin e aludimeve. Burime nga drejtoria e policisë së Tiranës shprehen se vogëlushja mund të ketë pësuar ndonjë krizë depresive. Për pasojë ka vendosur të vetsakrifikohet. Tronditja dyshohet se mund të ketë pasur arsye të ndryshme. Theksi vihet mbi problemet në familjen e viktimës. Duke qenë se ajo banonte vetëm me nënën dhe gjyshërit, i shtyn blutë të mendojnë se 11-vjeçarja ndjente mungesën e të atit, të cilin kishin vite pa e parë. Por, dëshmitë e të afërmve e përmbysin këtë aludim. Ata janë shprehur për policinë se Joana pothuajse nuk e njihte fare të atin, madje as nuk e përmendte ndonjëherë. Kësisoj, grupit hetimor nuk i mbeti tjetër veçse të hulumtonte për të gjetur ndonjë motiv më të besueshëm se i pari. Duke qenë se u përjashtua dhe mundësia e vetekzekutimit për hir të besimit fetar, uniformat hamendësojnë se Joana Rajdhon mund ta ketë shtyrë kurioziteti për të provuar ndjesinë e vdekjes. E megjithatë, hetimet vijojnë deri në nxjerrjen e një përfundimi të saktë mbi ngjarjen e rëndë të së mërkurës mbrëma, kur u vetsakrifikua nxënësja e klasës së pestë.
Gënjeshtra për bashkëmoshatarët e Joanës
Bashkëmoshatarët e Joana Rajdhos nuk e dinë arsyen e vërtetë të vdekjes së saj. Fqinjët, që u bëjnë shoqëri familjes Ziri shprehen se e kanë parë të udhës tua fshehin fëmijëve të tyre ngjarjen e rëndë. "Kam frikë tia tregoj vajzës atë që ndodhi me Anën. Ato ishin shoqe me njëra-tjetrën dhe nuk kam siguri që ime bijë nuk e imiton për të provuar. E ku e di ajo se çfarë është vdekja. I kam thënë se Anës i pushoi zemra", shprehet komshia e viktimës 11-vjeçare. Shembullin e saj mësohet se e kanë ndjekur dhe nënat e tjera të pallatit dhe zonës përreth. Por, ndonëse ato gënjejnë fëmijët e tyre për të evituar rrezikun, vogëlushët ka gjasa ta kenë marrë vesh të vërtetën nga lajmet. "Kronikat e zeza duhet të jepen pas orës 24:00 të natës, kur të vegjlit flenë", përfundojnë gratë apelin e tyre. Nëna e viktimës 11-vjeçare u bën thirrje mediave
Anila, nëna e Joana Rajdhos që u vetflijua mbrëmjen e së mërkurës, është e bindur se e bija u var nga kurioziteti. Sipas saj, 11-vjeçarja ka dashur të provojë ndjesitë që i jep vdekja. Rasti i pak ditëve më parë, në qyttein e Fierit i ka dhënë së bijës idenë për të zbuluar diçka të panjohur dhe po aq joshëse. Nëna e brengosur u hedh fajin mediave që publikojnë raste të tilla, nga ku mund të marrin shembull bashkëmoshatarët. Ajo u bën apel televizionev që të ndalin trumpetimin e perversiteteve të tilla, që të mos nxisin vogëlushë të tjerë të vetsakrifikohen. Historia e Joanës së vogël, që prej 8 vjetësh jetonte me të ëmën dhe gjyshërit, pagëzimi, vizita e vetme në kishën ortodokse dhe thashethemet mbi frekuentimin e një bashkësie fetare. Anila Ziri, nëna e viktimës rrëfen për gazetën "Metropol" ngjarjen tronditëse të së mërkurës mbrëma.
Bashkëmoshatarët e Joanës kanë thënë se ajo frekuentonte një bashkësi fetare dhe se shoqërohej nga mamaja dhe gjyshja. Cila është e vërteta?
Nuk ka asgjë të vërtetë në këto pohime. Joana nuk shkonte në asnjë bashkësi fetare. E aq më tepër ta shoqëroja unë dhe ime më. Ime bijë nuk kishte shprehur asnjëherë dëshirën për të shkuar në kishë apo xhami. Duke marrë parasysh se asnjëri nga ne në familje nuk frekuenton objektet e kultit, vajza nuk kishte nga të merrte shembull. Ana shfletonte revista fetare që na i sjell një fqinja jonë, që banon në pallatin tonë. Por, shikonte vetëm fotografitë se i dukeshin të bukura. Nuk ishte interesuar ndonjëherë të lexonte ato çka shkruheshin atje. Pra, unë jam shumë e sigurt se ajo nuk u vetvra për hir të fesë.
Cilës fe i përkisnin ju?
Familja ime i përket besimit musliman. Por, vajza ka qenë e përzjerë. I ati i saj ishte nga Gjirokastra dhe i përkiste fesë së krishterë. Për hir të së vërtetës, duhet të them se Joana ishte e pagëzuar në kishën ortodokse qëkur ishte foshnje. Deri në moshën 3 vjeçare ajo ka jetuar në Greqi, ndaj nuk mund të ngjiste ndryshe. Pasi unë dhe ajo u kthyem në Shqipëri, këtu e u vjet të shkuara, Ana ka shkuar vetëm njëherë në kishë. E kam shpënë unë për qejf. Por kjo ka ndodhur kur ajo ishte fare e vogël. Mendova që ajo duhet të shikonte njëherë kishën, për vetë faktin se ishte e pagëzuar. Më pas, ajo nuk ka qenë kurrë atje. Nuk shprehte ndonjë interes për të ndjekur fenë.
Është thënë gjithashtu se vajza juaj u vetsakrifikua nga sedra, pasi mori nota pakaluese. E besoni këtë version?
Nuk di çfarë të them. Me thënë të drejtën, nuk mund tia vë fajin mësueses, duke pohuar se ime bijë vrau veten se i vuri ajo katër. Megjithë hallin që kam mbi supe, më vjen keq të fajëson njeri tjetër. Ku i dihet. Pastaj, me sa dëgjova, nota pakaluese nuk ishte vënë në rregjistër. Por, nuk ma merr medja që Ana të vriste veten për një katër. Në familje, ne e shihnim në dritë të syrit. Atë nuk e qortonte askush, madje mbahej në pëllëmbë të dorës. Kësisoj, megjithë lotët që mund të kishte derdhur në shkollë nga mërzia, Joana nuk do të arrinte kurrë deri në atë pikë sa ti jepte fund jetës. Ndaj nuk e besoj këtë version.
Shoqet thanë se Joana e kishte përqafuar në mengjes një shoqe dhe i kishte thënë se ishte hera e fundit që shiheshin. A keni dijeni për këtë?
Unë nuk e dija këtë. Por, e mësova sot. Nuk e vënë në dyshim që Joana mund ta ketë çuar nëpërmend vetvrasjen dhe në një farë mynyre ka dashur tia tregojë shoqes. Ka gjasa që ime bijë ti kishte bërë me vete planet për ti dhënë fund jetës. Por, unë nuk pikasa gjë në sjelljen e saj. Në mëngjes, para të të ndaheshim bashkë, ajo më kërkoi të shihte fotografitë e veta. Ia tregova dhe nuk i vura asnjë rëndësi kërkesës së saj. Ana i kërkonte shpesh albumet për ti parë, pasi i kishte shumë qejf. E ku ta dija unë se ajo po shihte për herë të fundit vetene saj ndër vite.
A shkonte mirë me mësime? Po probleme në shkollë kishte hasur?
Ime bijë ishte shumë e zgjuar nga natyra. Kishte aftësinë ti kapte gjërat shumë shpejt dhe karakterizohej nga një mprehtësi e pazakontë për moshën e saj. Joana ishte e aftë të bisedonte me të gjitha moshat. Me mësime shkonte përgjithësisht mirë, por nuk mund të them se ishte nxënëse e shkëlqyer. Merrte nota mesatare, pasi nuk kishte vullnet të ulej e të mësonte për orë të tëra me rradhë. Rezultatet në shkollë, unë ia dedikoj vetëm zgjuarsisë së saj të lindur. Përsa i përket problemeve, unë i përjashtoj krejtësisht. Vajza ime jetonte në mes të përkëdhelive. Ajo ishte fëmija ime e vetme dhe unë pas saj e kisha lidhur jetën. Për të mos folur pastaj për prindërit dhe motrën time. Pra, ne nuk i linim asaj asnjë mundësi për të patur probleme. E mbanim shumë pranë që ta ndjente veten të mbushur me dashuri. Joana më tregonte gjithçka që i ngjiste. Në të vërtetë ajo ishte tip i ndjeshëm, por jo qaramane. Nuk ankohej kot. Jam e sigurtë që nëse do të kishte probleme në shkollë do më tregonte patjetër. Mesa di unë, ajo shkonte shumë mirë me shoqet dhe shokët. Ishte e shkathët dhe e qeshur. Ndaj bashkëmoshatarët e saj e donin dhe ajo sillej mirë me të gjithë. Nuk më ka ndodhur ndonjëherë që shoqet e saj të trokisnin në derë dhe të më ankoheshin për të. As në shkollë nuk më ka nxjerrë ndonjëherë probleme.
Mendohet se Joanës i mungonte një familje normale, ku të ishte dhe babai i saj. Mungesa e tij dyshohet ta ket shtyrë drejt aktit fatal. A jeni dakord me këtë?
Jo absolutisht jo. Joanën e nuk merrte malli kurrë për të atin. Që në moshën 3 vjeçare ajo ka jetuar me mua dhe familjarët e mi. Babanë biologjik e ka takuar shumë rrallë dhe nuk shprehej entuziaste në raste syresh. Nuk mbahet mend hera e fundit që e ka parë. Dhe nuk e kërkonte asnjëherë. Siç theksova dhe më parë, ajo ishte e rrethuar me dashuri nga të gjithë ne. Ana nuk kishte asnjë arsye që ta ndjente mungesën e tij. Pastaj, ajo kishte 8 vjet pa të atin. Kështu që nuk do të kujtohej pas kaq kohësh dhe aq më tepër të vetsakrifikohej për të. Nëse do të ishte kështu, Joana të paktën do të më kishte thënë se i mungonte babai.
Cili ishte sipas jush motivi që e shtyu vajzën tuaj të vetvarej?
Kurioziteti. Joana ishte natyrë shumë e gjallë. Ajo pyeste për gjithçka që shihte e dëgjonte. Pak ditë më parë dëgjuam në lajme se një vajzë në moshën e saj kishte vrarë veten në Fier. Nuk ka si të jetë ndryshe. Ana ka dashur të provojë si ishte vetvarja. Ka vepruar në të njëjtët mynyrë si viktima e parë. Unë nuk isha në shtëpi kur ajo vdiq, por më tregoi mamaja. Ime bijë kishte qenë duke bërë detyrat dhe befas qe ngritur duke iu drejtuar banjës. Ishte vonuar shumë aty dhe kur shpërthyen derën e gjetën të varur. Ajo kishte varur shallin e vet tek dritarja, ndërsa tek këmbët kishte vendosur një bidon të madh. Jam e mendimit se ajo ka dashur të provojë se si mund të varet një njeri. Por, mjetet rrethanore që ka përdorur e morën në qafë. Ana ishte trupmadhe dhe pasi ka tërhequr shallin në grykë, këmbët i kanë rrëshqitur nga bidoni i lagur me ujë. Vdekje duhet të ketë qenë e menjëhershme, pasi nuk është dëgjuar asnjë klithmë e saj. Prindërit dhe mitra ime e kishin çuar në spital, por ishte e kotë. Ajo kishte mbaruar në moment. Unë isha në punë kur më dhanë lajmin. Shkova atje, por ishte vonë. Joanën e kishin futur për ti bërë autopsinë.
Pse mendoni se e ka shtyrë kurioziteti?
Unë jo vetëm që mendoj kështu, por jam plotësisht e bindur. Ka shumë të përbashkëta mes vdekjes së saj dhe vajzës nga Fieri. Vetflijimet kanë ndodhur që të dyja në banjë. Ana mori shembull nga viktima e parë. Në një farë mynyre fajin për vdekjen e sime bije e kanë mediat vizive. Nuk duhet të shfyqen në televizione raste të tilla, pasi shpien mendime të këqija në mendjet e të vegjëlve. Unë nuk ksiha sesi ta ndaloja vajzën të shihte lajmet, pasi kronikat televizive buçasin tërë ditën. Mendoj se në media nuk duhet të publikohen pervesitete të tilla, pasi do marrin në qafë fëmijë të tjerë. Të vegjlit imitojnë njëri-tjetrin në veprime dhe nuk e llogarisin pasojën e asaj që bëjnë. Ndaj, për të mos u përsëritur më vetflijimi i vogëlushëve, unë i bëj apel mediave të ndalin publikimin e historive të tilla. Joana mua më mbylli derën, sepse pas saj kisha lidhur jetën. Ajo iku dhe nuk kthehet më kurrë. Ndoshta zoti e deshi shumë dhe e mori për vete. Por, më vjen keq si nënë, nëse do të përsëriteshin raste të tjera kaq tragjike. Fëmijët meritojnë të jetojnë sepse e kanë jetën përpara.