Ndahen prindërit, var veten vajza 12-vjeçare

17/02/2005 Në shtëpinë e gjyshes, Johana Rajdho, i jep fund jetës me shall, mori 4 në provim
Një 12-vjeçare nga Tirana ka varur veten me shall mbrëmjen e së djeshmes. Johana Rajdho është gjetur e vdekur në banjën e shtëpisë së gjyshërve, ku jetonte prej 9 vjetësh. Shkaku mund të ishte nga ndarja e dy prindërve, apo nota pakaluese që mori në shkollë. Cila ishte arsyeja që e shtyu vogëlushen të ndërmerrte aktin final. Këto janë dy versionet në të cilat policia dhe prokuroria kanë përqendruar hetimet për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë.
Ngjarja
Ora 17.00 e së djeshmes konsiderohet si koha kur Johana e vogël ka mbyllur sytë. Burime zyrtare nga Komisariati i policisë nr.1, bëjnë të ditur se nxënësja e klasës së pestë të shkollës 8-vjeçare “Ramazan Jarani”, pasditen e së mërkurës është gjetur e vetëvarur me një shall në banjën e shtëpisë së saj. Viktima, së bashku me të ëmën, banonin në katin e tretë të pallatit numër 21, në rrugën “Niko Avrami” në Tiranë. Nënë e bijë jetonin te prindërit e nënës së Johanës, e cila ishte ndarë nga bashkëshorti afro 9 vjet të shkuara. Sipas dëshmive të familjarëve, vajza ishte vonuar shumë në tualet. Në fillim, gjyshërit nuk ia kishin vënë veshin, por më pas kishin nisur të shqetësoheshin. E kishin thirrur duke e pyetur se çfarë po bënte, por nuk kishin marrë përgjigje. Kësisoj, qenë afruar te dera e banjës. Thirrjeve të tyre nuk u qe përgjigjur askush. Përballë kësaj situate, ata kishin shtyrë fort derën, duke e hapur. Pamja që iu servir ishte rrënqethëse. Me shallin e saj që mbante çdo ditë në shkollë, Johana kishte varur veten te hekuri i dritares. Të alarmuar tej mase, gjyshërit e kishin hequr vajzën prej andej, me shpresën për ta riktheyr në jetë. Të gjitha përpjekjet nuk patën asnjë sukses. 12-vjeçarja kishte nisur gjumin e përjetshëm, që pak minuta para se ta gjenin. E vetmja gjë që mund të bënin të afërmit e dëshpëruar, ishte të lajmëronin policinë dhe të ëmën. Grupi hetimor mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e para. Sakaq, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Motivet
Inspektorët e antikrimit të Komisariatit nr.1, nisën menjëherë hetimet për të zbardhur motivet e vetekzekutimit. Dëshmia e familjarëve do të hidhte pa dyshim dritë mbi misterin e një ngjarjeje kaq të rrallë e të pazakontë. Sipas gjyshit të saj, Haki Ziri, vogëlushja ishte kthyer në gjendje të dëshpëruar nga shkolla dhe u kishte treguar se kishte marrë notën katër në provim, që ajo kishte thënë se nuk e meritonte. Më pas, vajza ka hyrë në banjë, ku është gjetur nga gjyshi, 30 minuta më vonë, e varur. Viktima jetonte prej 9 vitesh me të ëmën dhe dy gjyshërit pas divorcit të prindërve të saj. Policia e ka konsideruar ngjarjen si vetëvarje dhe motivi ka qenë depresioni i rëndë i momentit. “Kemi të drejtë të mendojmë se vajza është përballur me një krizë të fortë psikike. Fakti që ajo ka përdorur një mjet rrethanor për të varur veten, na shtyn të besojmë se mendimi kriminal i ka lindur në ato çaste. Ka gjasa që ajo me kalimin e moshës të ketë ndjerë mungesën e një familje normale. Dhe në të tilla kushte ka vendosur t’i japë fund jetës”, shprehen burimet. E megjithatë, ditët në vijim do të zbardhin plotësisht motivet e ngjarjes. Nuk përjashtohet mundësia që Johana Rajdho të jetë vetëvarur për sedër, ngase mori katër në provim. Por, grupi hetimor, pak beson në këtë aludim. Katër ditë më parë, në Fier u vetëvar në kushtet e një depresioni të thellë psikik të momentit, Esmeralda Cenaj, 11 vjeçe. Megjithëse fenomeni vetëvrasje, vetëm për janar-shtator të vitit të kaluar kishte shënuar 120 të vdekur dhe 53 kishin mbetur në tentativë. Në strukturën e re të Policisë së Shtetit nuk ka asnjë zyrë që të merret me trajtimin dhe studimin e këtyre ngjarjeve.