E Hënë, 2 Nëntor 2026

Anita Bitri

25/02/2005  Dokumentar, në një botë sensuale

Rruga për te e përjetshmja thonë se është dashuria. Ndërsa një zë i prerë, i ftohtë do shkonte pas gjurmës që ndoqi këngëtarja Anita Bitri, që u nda nga jeta pak muaj më parë. Dje, në Galerinë Kombëtare të Arteve në një dokumentar prej 23 minutash për këngëtaren u hapën dyert e të paharrueshmes. Regjisori Luan Nano, i cili e ka njohur nga afër Anitën, duke jetuar në të njëjtën lagje në Amerikë, duket sikur gjetën momentin të zbulonin dashurinë e Anita Bitrit. Në premierën që u dha dje, skenari i përgatitur nga Elisabeta Ilnica, kaluar tek publiku përmes zërit të Tefta Radit, miq dhe të afërm memorizuan këngëtaren me karrierë artistike dhe ambicje të rrallë për tiu përkushtuar muzikës së lehtë shqiptare.

Në këtë dokumentar janë përmbledhur çastet krysore të jetës së Anitës që nga kontakti i parë me muzikën dhe deri në ditët e fundit të jetës së saj.

Operatorët që kanë ndjekur gjurmët e këngëtares janë Xhevat Limani, dhe Ilir Kasneci. Duke i shkuar pas shpirtit të saj për një botë sensuale ashtu si në muzikë, fotografi i njohur Fadil Berisha plotësoi atë pjesë të gjurmës të së bukurës në fotografi. Në këtë dokumentar kanë ndihmuar shoqëria “Motrat Qiriazi” në Amerikë dhe kompozitorët Flamur Shehu dhe Jorgo Papingji.

Vrapimi ndalon përkohësisht në Vlorë. Sërish në bregdet, sërish pranë valëve. Ajo që e thërriste ishte kënga. Ishte e destinuar që zëri i saj të mrekullonte. Vetëm një refren i këngëtares së madhe Vaçe Zela, e bëri të mos ndalonte kurrë më së kënduari. Asgjë nuk mund ta pengonte më tani. Nuk ishte më tepër se 7 vjeç, kur mjeshtri profesionist, Robert Papavrami, kërkoi të bindte gishtat e vogëlushes mbi telat e violinës.

Festivali i Interpretuesve të Klasës Punëtorëve në Elbasan fton Anitën të konkurojë. Osman Mula i kishte besuar këngën “Eja”. Ishte publiku elbasanas, që jo vetëm e ndihmoi që të marrë pjesë në festival, por edhe u bë aleat i fuqishëm, duke ndikuar në juri, që ajo të merrte çmimin e tretë. Qershor 1986. Ajo bëhet fituesja e çmimit të parë në festivalin e Interpretuesve në Vlorë, me një kompozim të Arben Zhezhës. Vetëm 6 muaj më pas, Anita rrëmben një tjetër çmim të parë po në Vlorë, por kësaj here në festivalin e Këngës, edhe pse më të njëjtin kompozitor. Anita mbush 18 vjeç. Qershori 1987. “Hartimi dhe dëbora”, e krijuar nga shoqja e klasës Laureta Çuku, i dha ngadhënjimin e dytë në Tiranë. Viti 1988. “E vogla mes shoqesh”, e kompozitorit David Tukiqi i dha çmimin e tretë të jurisë, por të parin për spektatorin. Ndërrimi i viteve shpalos një tjetër sukses me duetin Bitri-Ndoci, “Shikomë në sy”. Ndërsa “Mos u nxito, mos u gabo” në Koncertin e Pranverës 1988, në bashkëpunim me Alqi Boshnjakun dhe Aleksandër Vezulin, nuk ishte më një këngë që i dha çmimin e parë Anitës, por një perlë për gjithë muzikën e lehtë shqiptare. Pranverë 1989, Anita shpërthen sërish teksa këndonte “Lulet e majit, i çel në janar”. Tre muaj më pas, rrëmben çmimin e dytë në koncertin e Këngës me “Era përcjell fjalën të dua”, të kompozitorit Gjergj Leka, e cila mori çmimin e dytë. Recitali “Anita” bën që këngëtarja vlonjate të kalojë kufijtë e Shqipërisë. Turqia i dhuron vendin e dytë në Festivalit Ballkanik në mars 1990. Bashkëpunimi Bitri-Shehu-Papingji vazhdon të sfidojë. “S’ka formulë në dashuri” vlerësohet e dyta. Treshja e muzikës rishfaqet prapë bujshëm me këngën “Fat dhe dashuri”. Kjo bën që Anita të prezantojë zërin e saj edhe nëpër Evropë. Rikthehet me çmimin e tretë në dhjetor 1993, në festivalin e Këngës me anë të kompozitorit vlonjat Artur Dhamo, ku dhe vlerësohet me çmimin e tretë. Festivali ishte pika e dobët e Anitës. Në vitin 1995 ajo zotëron sërish skenën jo si konkurrente, por si e ftuara e nderit të festivalit. Pasi këndoi për shumë qytetete të vendit, në Tropojë merr ftesë që zëri i saj të dëgjohej dhe në Amerikë.

Viti 1996 arrin në “tokën e premtuar”. I vuri detyrë vetes që të mos harronte kurrë misionin e saj që nga lindja. Për tri vite me radhë, harroi së qeni Anita, por vajza e këngës. Në mars 1999 ajo nxjerr albumin e parë më SHBA, me titull “Mall”. Këngët e saj promovohen në ambjentet e Misionit të Ambasadës Shqiptare në Nju- Jork, me ftesë të vetë Misionit. Miss Albania, U.S.A. e bërë sërish që të ishte e ftuara speciale. Agjensia amerikane C.P.V, e cilëson si këngëtare profesioniste gjatë një konkursi mes dhjetra këngëtarëve shqiptarë. Pas shumë vitesh, Anita pregatit edhe një surprizë. Loja me violinë kishte nisur ta tërhiqte sërish. Duke ndërthurur këngën me violinën, ajo arriti që brenda 3 minutash të tërhiqte vëmendjen e yjeve të Hollivudit, si Tom Robbins, Susan Sarandoë, Vanesa Redgrave, Danny Shechtler, Eve Essler, Nenad Bach, etj. Ata e ftuan në botën perëndimore të muzikës, duke e vlerësuar si pop-singer. Vazhdoi udhëtimin e saj me koncerte në shumë qytetete ë SHBA-së. Ditë pas dite, ajo lartohej gjithnjë e më shumë. Në këto ditë triumfi, ajo takoi edhe kompozitoren e famshme botërore të Celin Dionit, Tina Shaffer. “Zëri i Anitës është shumë i kompletuar dhe ëngjëllor që zbret nga qielli”, do të thoshte e mahnitur Tina amerikane. Viti 2002 sjell një Anitë që këndonte, shkruante dhe kompozonte. Në janar të vitit 2003, prezanton një koncert me këngëtarë shqiptarë, kosovarë dhe maqedonas, ku nderohet nga ambasadori Ëilliam Ëalker dhe drejtori i projektit të Evropës Lindore në CSIS, zoti Janusz Bugajski. Bashkëpunimi me producentin amerikan, James Avatar në 14 këngët e këtij albumi befasuan menjëherë publikun shqiptar. Planet ishin të mëdha. Por koha zymtohej çdo ditë e më shumë. I ftohti sa vinte e shtohej. Orë pas ore ditët vjeshtake bëheshin gjithnjë e më të plogështa. Destini po e thërret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›