Më në fund...debati ?
25/02/2005 Paraqitja e politikave fiskale të qeverisjes së ardhshme të PD-së nga ana e KOP-it sjell në debatin politik disa risi shumë më të rëndësishme sesa thjesht vlera teknike e saj. Së pari, ai riktheu debatin politik në një terren konkret me destinacion përfundimtar zgjidhjen e problemeve reale të ekonomisë shqiptare, megjithëse PD-ja dhe KOP-i duket se janë të dënuar të mos kenë kundërshtarë seriozë në nivelin e ideve. Drafti i politikave fiskale të KOP-it rikonfirmoi koherencën e brendshme ideologjike të programit qeverisës së PD-së, duke i dhënë këtij të fundit ngjyrat natyrale të një programi të së djathtës klasike evropiane. Ky draft ngrihet mbi synimin e kthjellët të mbështetjes së biznesit vendas si bazë e zhvillimit ekonomik të vendit. Reduktimi domethënës i barrës fiskale për bizneset e reja me kushtin e punësimit, reduktimi i numrit të taksave dhe thjeshtimi i tyre, lehtësimi i procedurave administrative të funksionimit të bizneseve, më tepër sesa pjesë e një premtimi elektoral, janë thelbi i një filozofie të djathtë.
Për bizneset, kjo do të thotë më tepër mundësi për investime dhe për zhvillimin e burimeve njerëzore, ndërsa për qytetarët e thjeshtë një rritje e mundësive të punësimit. Jo më kot, ulja e taksave për bizneset është kushtëzuar pjesërisht me hapjen e vendeve të punës. Më shumë investime dhe efikasitet i biznesit dhe më shumë vende pune. Niveli i jetës së qytetarëve shqiptarë nuk mund të rritet përmes ndihmave sociale (që janë duke u tkurrur vazhdimisht), por përmes inkurajimit të biznesit dhe hapjes së vendeve të punës. Asistencializmi mund të jetë nevojë e pashmangshme për shtresa të caktuara, por nuk është një zgjidhje e qëndrueshme në nivele masive dhe nuk mund të shndërrohet në orientim të politikave qeverisëse. Punësimi është një zgjidhje e qëndrueshme dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim.
Nga ana e saj, qeveria vijon traditën e saj rutinore. Përgjigjja që z.Malaj i dha këtij drafti, nuk ngrihej mbi ndonjë platformë të veçantë. Përkundrazi, z.Malaj vendosi në qendër të përgjigjes së tij një element, i cili ishte paraqitur si themelor në platformën e KOP-it: rritjen e efikasitetit në mbledhjen e taksave. Asgjë e re. Për më tepër, përse do të duhej të besonim se administrata fiskale shqiptare do të funksiononte më mirë në të ardhmen, nëse deri tani ka dështuar totalisht. Aq më tepër kur ky premtim i z.Malaj paraprihet nga dhjetëra të tillë të pambajtur në të kaluarën. Faktet flasin vetë, madje edhe me gjuhën e organizmave ndërkombëtarë: në Shqipëri detyrimet fiskale ndërshkojnë bizneset e ndershme (meqenëse bizneset ilegale nuk mund të tatohen), vendi më i varfër në Evropë ka numrin më të madh të taksave dhe në nivele shumë të larta, ndërkohë që numri i atyre që respektojnë këto detyrime është shumë më i vogël se atyre që i shkelin, procedurat administrative janë dekurajuese dhe penguese, administrata tatimore është plotësisht e korruptuar dhe joefikase, e kështu me radhë.
Pretendimi se ulja e taksave do të rrisë deficitin është i pavërtetë në kontekstin e platformës së KOP-it. Madje, tingëllon qesharake dhe ironike kur dëgjon nga goja e ministrit se ulja e taksave do të ulë nivelin e shërbimeve publike si shkollat e spitalet, kur çdo qytetar i thjeshtë e di shumë mirë se në çfarë niveli janë këto shërbime dhe sa vëmendje i ka kushtuar qeveria atyre. Ndikimi i uljes së taksave në bilancin buxhetor është tejet i vogël, duke patur parasysh se pesha financiare e të ardhurave fiskale në buxhetin e Shqipërisë është shumë e vogël. Dhe ky është paradoksi themelor. Taksa të shumta e të larta dhe të ardhura qesharake.
Një përmirësim qoftë edhe minimal i efikasitetit të mbledhjes së detyrimeve fiskale në një bazë më të gjerë tatimpaguesish do të eklipsonte dukshëm çdo “humbje” në buxhet nga ulja e këtyre detyrimeve. Ndërkohë përfitimet ekonomike në nivelin e përgjithshëm janë shumë më të mëdha.
Platforma e KOP-it është ndërtuar nisur nga një vullnet i shprehur politik për të qeverisur me një dorë të hekurt ndaj korrupsionit dhe evazionit fiskal. Dhe rezultati i parë i kësaj është rritja e të ardhurave nga detyrimet fiskale (dhe jo ulja e tyre) përmes rritjes reale dhe jo deklarative të efikasitetit të administratës tatimore. Kjo është plotësisht në përputhje me kërkesat që i kanë paraqitur organizmat financiarë ndërkombëtarë Shqipërisë dhe aspak kundër tyre, sikurse dëshiron ta paraqesë qeveria. Kjo është në përputhje të plotë edhe me qëndrimin e opozitës për krijimin e kushteve të njëjta konkurruese për bizneset.
Nga ana tjetër, kjo politikë bazohet mbi një parim të njohur të ekonomive liberale moderne. Shteti është administruesi më i keq i parave dhe në Shqipëri kjo është më e pakta që mund të thuhet, nëse nuk duam t’ia marrim shtruar me problemet e shpërdorimit të fondeve publike nga një administratë, të cilën edhe vetë Kryeministri nuk ngurron të konsiderojë si të korruptuar.
Ideja është pra e thjeshtë: sa më pak pra në dorën e shtetit dhe sa më shumë në dorën e investuesve privatë.
Kriteri kryesor politik dhe teknik për vlerësimin e një platforme është koherenca e saj e brendshme dhe mungesa e kontradiktave. Përparësia themelore e platformës së KOP-it është fakti se ajo është përgatitur nga ekspertë, që nuk e kanë lidhur fatin e tyre me zgjedhjet. Ndryshe nga z.Malaj apo politikëbërësit ekzistues, ose të munguar të qeverisjes aktuale.
Mjafton të shohësh tablonë, në të cilën u zhvilluan dy paraqitjet. Z. Malaj kumtoi idetë e tij përballë mediave, ndërkohë që drafti i KOP-it u paraqit për debat në një mjedis profesionistësh dhe ekspertësh të fushës. E panevojshme të komentohet reagimi i Kryeministrit që në vend që të përgjigjet me një platformë të arsyeshme qeveritare dhe rezultate konkrete (detyrë për të cilën paguhet), vazhdon të investojë kohë dhe durim në leximin e CV-ve të anëtarëve të KOP-it dhe përkthimin e tyre në barcaleta kryeministrore.
Nga ana tjetër, kjo procedurë ka koston e vet politike për PD-në, sepse aleanca me shoqërinë civile e ka vënë vetë Partinë Demokratike përpara një fakti të kryer. Ajo është tashmë e dënuar të heqë dorë nga çfarëdo lirie në përpunimin e premtimeve elektorale, duke ia lënë përgatitjen e programit qeverisës ekspertëve. Ekspertë të bërjes së politikave dhe jo ekspertë të premtimeve elektorale boshe. Sidoqoftë kjo risi në debatin politik shqiptar është jashtëzakonisht e rëndësishme: për herë të parë diskutohet mbi bazën e platformave konkrete qeverisëse, duke i dhënë mundësinë votuesit të zgjedhë atë më të përshtatshmen.