E Hënë, 2 Nëntor 2026

Zgjedhjet: Folë tani! Ose hesht përgjithmonë!

25/02/2005  Janë të paktën edhe dy probleme ende të pazgjidhura për ta përfunduar reformën elektorale për zgjedhjet e ardhshme parlamentarë: Ndarja e zonave zgjedhore dhe përgatitja e listave të zgjedhësve mbi bazën e regjistrimit të ri të popullsisë. Në mënyrë të veçantë ndarja e zonave zgjedhore është më problematike, sepse palët politike dhe kryesisht dy partitë më të mëdha, PS në qeveri dhe PD në opozitë, u qëndrojnë pozicioneve të ndryshme. Megjithse të dyja partitë kryesore kanë rënë dakord në princip të punojnë bashkërisht për ndarjen e zonave zgjedhore edne nuk po shkohet drejt një kompromisi për sa i përket rikonfigurimit të zonave elektorale. Lëvizjet e brendshme emigratore në Shqipëri gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit kanë çuar në përqëndrimin e popullsisë në qendrat e mëdha urbane si Tirana dhe Durrësi. Kjo ka sugjeruar edhe një rindarje të zonave elektorale, për t’ju përshtatur këtyre lëvizjeve emigratore.

Problemi i dyt që duhet të zgjidhet është përgatitja e listave zgjedhore mbi bazën e regjistrimit të të ri popullsisë, që ende është duke vijuar. Mund të ketë edhe probleme të tjera që mund të dalin gjatë zbatimit të reformës elektorale, por zgjidhja e dy problemeve të mësipërme kërkon një frymë kompromisi nga partitë politike.

Siç është dëshmuar qartë në politikat shqiptare, ajo që arrihet me shumë vështirësi dhe që me shmë vështirësi zbatohet, nëse zbatohet, është pikërisht fryma e kompromisit dhe e bashkëpunimit. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë një test i ri për aftësinë e aktorëve politikë për të realizuar së fundi një proces të lirë dhe të drejtë, ose të paktën të pranuar nga palët politike. Bashkimi Evropian ka bërë të ditur se hapat e mëtejshëm të Shqipërisë në procesin e integrimit evropian do të varen nga mënyra se si do të realizohen zgjedhjet e ardhshme. Një proces elektoral i kontestuar do të ishte shumë i kushtueshëm për reformat e brendshme, për hartimin dhe zbatimin e politikave. Por realizimi i një procesi të lirë dhe të drejtë kërkon adresimin e të gjitha problemeve të pazgjidhura. Dhe problemet duhet të zgjidhen tani. Dhe për më tepër çdo vendim, çdo ligj që aprovohet duhet të jetë i peshuar mirë dhe të mos challenged gjatë garës së zgjedhjeve apo pas mbarimit të saj. Për shembull, miratimi i kodit zgjedhor me konsensusin e dy partive kryesore, PS në qeveri dhe PD në opozitë, nuk u shoqërua vetëm me kundërshtimin e dy grupimeve të reja politike LSI e ish-kryeministrit socialist Meta dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e pretendentit për fronin mbretëror, Leka Zogu. Pothuajse të nesërmen e miratimit të kodit zgjedhor nga dy partitë e mëdha, ishte Presidenti i Republikës, që deklalroi se do të kishte qenë më mirë që konsensusi i dy partive të mëdha të kshte përfshirë edhe konsensusin e aktorëve të tjerë politikë që do të hyjnë në zgjedhje. Dhe po kështu pas miratimit të kodit ishte kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që paraqiti një numër vështirësish, të cilat, sipas tij, e vështirësojnë zbatimin e Kodit Zgjedhor.

Por rëndësia e këtyre zgjedhjeve dhe përgatitja e tyre i ngjan asaj ceremonisë martesore në kishë, ku përpara se të pagëzohet martesa duhet të marrë një përgjigje të saktë pyetja: Nëse dikush ka diçka për të thënë kundër kësaj martese, le ta thotë tani, përndryshe le të heshtë përgjithmonë.

Për t’u zgjidhur ende mbeten probleme të tjera, si për shembull “ndarja e zonave zgjedhore, ku bisedimet midis palëve kanë mbërritur në dead lock”.

Të gjithë duhet të flasin tani. Aktorë lokalë, por edhe ata ndërkombëtarë që monitorojnë dhe asistojnë procesin zgjedhor. OSBE apo edhe institucione të tjera ndërkombëtare nëse kanë diçka për të thënë duhet ta thonë tani. Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë bëri të ditur se do të njohë çdo rezultat të zgjedhjeve nëse ky rezultat njihet nga Komuniteti Ndërkombëtar. Por, së pari, zgjedhjet janë çështje e shqiptarëve e shoqërisë shqiptare dhe të gjithë aktorëve politikë dhe jo politikë. Është pikërisht momenti për të folur… tani ose për të heshtur përgjithmonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›