Zvicër, zbulohen vizatime të Pikasos me vlerë 1,5 mln usd
ZYRIH- Dogana zvicerane zbuloi dje një bllok me skicime të Pablo Picasos, me vlerë 1,06-1,50 milionë dollarë. Skicat ne momentin e zbulimit ndodheshin në valixhen e një udhëtari në aeroportin e Zyrihut. Shtetasi, identiteti i të cilit nuk u bë publik, përdori kalimin e gjelbërt në aeroport ku nuk ''deklarohet asgjë'' dhe 14 vizatimet origjinale u zbuluan nga një kontroll i bagazheve.
(d.b/BalkanWeb)