E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankandi i BSH, dolën në shitje 9.8 miliardë lekë bono thesari



Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, përfundoi dje ankandin e radhës për shitjen e bonove të thesarit. Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në ankand janë shitur bono me maturim 6 dhe 12 mujor, që do të përdoren për bankat e nivelit të dytë dhe për Bankën e Shqipërisë. Vlera totale e shitur në ankand është 9.8 miliardë lekë. Për bonot me maturim 12 mujor u paraqitën 41 kërkesa konkurruese, prej të cilave u pranuan 28. U kërkuan për shitje bono me vlerë 10,121,610,000 lekë dhe u shitën bono me vlerë 6,400,000,000 lekë. Yield-i maksimal i pranuar është 8.10 për qind, yield-i minimal i pranuar është 7.88 për qind, yield-i mesatar i thjeshtë është 8.02 për qind dhe ai mesatar i ponderuar është 8.04 për qind.
Këto bono maturohen më 05.05.2010. Për bonot me maturim gjashtëmujor, vlera e kërkuar dhe ajo e shitur është 3.400.000.000 lekë. Ndërkohë që u pranuan të 12 kërkesat konkurruese të paraqitura. Yield-i maksimal i pranuar është 7.35 për qind, yield-i minimal është 6.94 për qind, ai mesatar i thjeshtë është 7.23 për qind dhe ai mesatar i ponderuar është 7.51 për qind. Këto bono do të maturohen në 03.11.2009.

6 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›