E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvritet me armën e shërbimit ushtari, dy muaj e ndanin nga lirimi



ELBASAN - Një 21-vjeçar nga qyteti i Cërrikut i dha fund jetës teksa po kryente shërbimin në repartin ushtarak. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit bëjnë me dije se ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e dy ditëve më parë në repartin e mbrojtjes civile në Krastë. Mësohet se Eglantin Mehmeti ishte duke kryer shërbimin kur ka qëlluar mbi vete me armën që mbante në dorë. Krismat e armës kanë alarmuar ushtarët e drejtuesit e repartit, të cilët kanë shpejtuar të shkojnë në vendroje. Ata e kanë gjetur të riun të pajetë, të zhytur në një pellg të madh gjaku. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka kryer veprimet e para hetimore. Ende nuk është bërë e mundur zbardhja e motivit që çoi në vetëvrasje 21-vjeçarin. Për momentin ngjarja është mbuluar me mister ndërsa burimet zyrtare nuk ka dhënë detaje rreth vetëvrasjes së të riut. 21-vjeçari Mehmeti donte dhe 2 muaj për të përfunduar shërbimin ushtarak, ç’ka bën më te mistershme ngjarjen ndërsa sipas deklaratave të policisë menjëherë pas ngjarjes, depresioni mund të ketë qenë arsyeja që e çoi 21-vjeçarin drejt vetëvrasje tragjike. Ndërkaq për ngjarjen e rende është sinjalizuar komanda ushtarake dhe policia lokale.

Elbasan, një e moshuar masakron veten me thikë

Elbasan – Një e moshuar ka masakruar veten me thikë në kushtet e depresionit. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në fshatin Kuqan të Elbasanit. Burimet policore thanë se Shahine Latifi, 78 vjeçe, ka therur veten me thikë. Të njëjtat burime saktësuan se e moshuara gjendej e vetme në banesë dhe duke shfrytëzuar mungesën e familjarëve ka realizuar krimin makabër. Ajo ka marrë thikën e bukës duke e ngulur disa herë thikën në pjesën e barkut të saj. 78-vjeçarja është gjetur e mbuluar me gjak nga familjarët e saj të cilët të alarmuar e kanë transportuar me urgjencë në spital. Ndërhyrja e mjekëve ka qenë e kotë pasi e moshuara ka ndërruar jetë pak minuta më pas. Ndërkohë që më vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë për të zbardhur mekanizmin e ngjarjes. Për policinë ka qenë e çuditshme fakti sesi e moshuara ka mundur të qëllojë disa herë veten me thikë. Burimet policore thanë se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur me saktësi rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa paraprakisht dyshohet se e moshuara e kishte paramenduar vetëvrasjen pasi ndodhej në kushte të rëndë të depresionit.

6 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›