Hidrocentralet lokale, 71 objektet që do jepen me koncesion në maj
Ervin KOÇI
Interesi gjithmonë në rritje për investimet në sektorin e prodhimit të energjisë elektrike, nga kompani dhe biznese të huaja dhe vendase, ka detyruar qeverinë shqiptare ta shikojë me prioritet këtë sektor. Për këtë qëllim qeveria dhe Ministria e Ekonomisë ka planifikuar që të japë me koncesion plot 71 HEC-e të vegjël lokale, të cilat në pjesën më të madhe do të nisin procedurat e koncesionit këtë muaj. Lidhur me këtë procedurë tenderuese Ministria e Ekonomisë ka përgatitur të gjithë dokumentacionin tekniko-ligjorë për dhënien e këtyre HEC-ve me koncesion. Kontrata për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve është lidhur ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me shoqëri të interesuara. Me dhënien me koncesion të këtyre hidrocentraleve dhe vënien e tyre në funksion të plotë mendohet të marrë fund edhe problemi i energjetikës në vend. Ndërtimi i këtyre veprave pritet të përmirësojë me 20 për qind rritjen e nivelin të prodhimit të energjisë elektrike në vend.
Hidrocentralet
Ministria e Ekonomisë ka publikuar tashmë 71 hidrocentralet lokalë, të cilët do jepen me koncesion në vendin tonë, si dhe vendet ku do të ndërtohen ato. Shtrirja gjeografike e këtyre hidrocentrale zë gjithë hapësirën e vendit. Ndërtimi dhe vënia në aktivitet të plotë e këtyre hidrocentraleve do të rrisë ndjeshëm prodhimin energjetik të vendit tonë. Vendimi për ndërtimin e këtyre hidrocentraleve është miratuar në një prej mbledhjeve më të fundit të Këshillit të Ministrave. Kontrata e nënshkruar mes Ministrisë së Ekonomisë dhe shoqërisë së ndërtuesve është në formën “BOT”. Deri tani janë përcaktuar kontratat me një pjesë të kompanive që kanë shprehur interes për marrjen me koncesion të këtyre HEC-eve vendorë, në një kohë që pjesa më e madhe e tenderëve koncesional do të zhvillohet gjatë muajit maj 2009 e në vazhdim.
Procedurat
Shoqëritë vendase apo të huaja duhet të aplikojnë për marrjen me koncesion të hidrocentralit. Gjatë aplikimit shoqëritë duhet të plotësojnë kërkesën sipas formularin tipi 1 “Për hidrocentralet”. Ndërkohë formulari përmban dokumentet teknike, si dhe ato juridike. Dokumentet teknike janë projekti, studimi hidrologjik, studimi gjeologjik, plan biznesi, raporti mbi ndikimin e mjedisit gjithashtu duhet edhe licenca e specialistëve që kanë realizuar projektin. Ndërkohë në bazë të ligjit për dhënien me koncesion, realizuesve të parë të projekteve u takon 10-përqindëshi. Sipas të njëjtave burimeve, blerja e energjisë nga këto HEC-e do të jetë me çmimin e tregut. Ndërsa kostoja e shpronësimit të vendosjes së digave do të paguhet nga ana e qeverisë. Ekspertët e ndërtimit të hidrocentraleve thonë se vendi ynë, nëse do të shfrytëzonte plotësisht burimet ujore, ato do të arrinin në mbi 15 miliardë kilovat në orë, ndërkohë që aktualisht shfrytëzojmë 1 të 3 e burimeve ujore për energji.
Dokumentet teknike
1. Projekti, i cili duhet të përmbajë:
a. Studim fizibiliteti mbi zgjidhjen teknike për një shfrytëzim optimal të potencialit ujor.
b. Preventivin e detajuar dhe kostot
c. Grafikun e zbatimit të projektit
ç. Përzgjedhjen e makinerive dhe pajisjeve që do të përdoren
d. Studimi mbi mënyrën e lidhjes me sistemin
e. Materiali grafik
2. Studimi hidrologjik
3. Studimi gjeologjik
4. Plan biznesi
5. Raport mbi ndikimin në mjedis.
6. Të ketë marrë informacion nga Këshilli i Basenit Ujor të Zonës ku do të zbatohet koncesioni, për prioritetin dhe për sasinë e ujit që mund të përdoret për prodhimin e energjisë elektrike.
7. Licencat përkatëse të specialistëve që kanë kryer studimet dhe oponencën.
Dokumentet juridike
1. Autorizim në formë prokure për përfaqësuesin zyrtar që do të ndjekë procedurën deri në nënshkrimin e kontratës koncesionare.
2. Vendim gjykate për regjistrim të shoqërisë si person juridik.
Hidrocentralet që do jepen me koncesion
1. Hidrocentrali Gomsiqe 1
2. Hidrocentrali Gomsiqe 2
3. Hidrocentrali Gomsiqe 4
4. Hidrocentrali Koxheraj
5. Hidrocentrali Labinot Fushë
6. Hidrocentrali Lingjancë
7. Hidrocentrali Menkulas
8. Hidrocentrali Shutinë
9. Hidrocentrali Thanë
10. Hidrocentrali Mbi Përroin e Hurdhasit
11. Hidrocentrali Çemericë 1, 2 dhe 3
12. Hidrocentrali Fan i Vogël
13. Hidrocentrali Seke
14. Hidrocentrali Kryezi
15. Hidrocentrali Meshanik dhe Guvë
16. Hidrocentrali Pobreg
17. Hidrocentrali Veleshica 1
18. Hidrocentrali Bisak
19. Hidrocentrali Dardha 1
20. Hidrocentrali Domaj
21. Hidrocentrali Faqekuq
22. Hidrocentrali Fterrë
23. Hidrocentrali Kaskada e Lusës
24. Hidrocentrali Kaskada mbi lumin Kardhiq
25. Hidrocentrali Koka 1
26. Hidrocentrali Langarica 3
27. Hidrocentrali Lenie Shalës dhe Strelce
28. Hidrocentrali Menkulas
29. Hidrocentrali Mollaj
30. Hidrocentrali Myhejan 1,2,3
31. Hidrocentrali Nishovë 1,2
32. Hidrocentrali Qafëzes
33. Hidrocentrali Rajan 2
34. Hidrocentrali Sekë
35. Hidrocentrali Shëmri
36. Hidrocentrali Shkallë dhe Cerrunjë
37. Hidrocentrali Stavec 1
38. Hidrocentrali Ujanik
39. Hidrocentrali Vajkal
40. Hidrocentrali Vinjoll
41. Hidrocentrali mbi lumin Curraj
42. Hidrocentrali Bushtricë 1 dhe 2
43. Hidrocentrali Grabovë
44. Hidrocentrali Shushica
45. Hidrocentrali Mallkastër
46. Hidrocentrali Sllabinjë 2
47. Hidrocentrali Qukës
48. Hidrocentrali Orenja 1
49. Hidrocentrali Orenja 2
50. Hidrocentrali Cernaleve
51. Hidrocentrali Lubonjë
52. Hidrocentrali Menkulas
53. Hidrocentrali Belesova 1
54. Hidrocentrali Belesova 2
55. Hidrocentrali Dishnica
56. Hidrocentrali Dardhe 1
57. Hidrocentrali Dunica
58. Hidrocentrali Ura e Prenit
59. Hidrocentrali Peqin
60. Hidrocentrali Rajan 2
61. Hidrocentrali Lajthizë
62. Hidrocentrali Mullias
63. Hidrocentrali Picar 1
64. Hidrocentrali Kryezi
65. Hidrocentrali Seke
66. Hidrocentrali Zerec
67. Hidrocentrali Vinjollë
68. Hidrocentrali Shupalit
69. Hidrocentrali Qukës mbi lumin Shkumbin (Sllabinjë e poshtme)
70. Hidrocentrali mbi përroin Murdhar
71. Hidrocentrali Sllabinjë 2 në lumin e Shkumbinit (Sllabinjë e sipërme)
6 Maj 2009