E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, gjendet i vetëvarur në ambientet e zdrukthëtarisë së tij 27-vjeçari



Durrës – Gjendja e rëndë e depresionit ka çuar në vetëflijim një 27-vjeçar. Ngjarja ndodhi në orët e para të ditës së djeshme, kur Leonard Molla, 27 vjeç, është gjetur i varur në një litar nga babai i tij. I riu kishte zgjedhur zdrukthëtarisë ku punonte për t’i dhënë fund jetës së tij. Burime nga policia thanë se 27-vjeçari ka shkuar në mëngjes herët në ambientet e zdrukthëtarisë që e kishte marrë me qira dhe punonte së bashku me babanë e tij. Vetëm pak momente më pas, në vendin e punës ka shkuar babai i të riut, i cili është shokuar kur ka gjetur djalin e tij të varur në një litar. Ka qenë e kotë ndërhyrja e babait për t’i dhënë ndihmën e parë të riut, pasi ai kishte ndërruar jetë. Ndërkohë që policia mbërriti në vendin e ngjarjes për të bërë këqyrjen e provave, ndërsa mori në pyetje familjarët e të ndjerit për të zbardhur rrethanat e këtij vetëflijimi. Sipas burimeve policore, 27-vjeçari njihej si person problematik dhe përdorues droge. Policia bëri të ditur se gjendja e rëndë e depresionit e kanë çuar atë në vetëflijim. Megjithatë, burimet policore shtuan se po vazhdojnë hetimet për të zbardhur nëse kanë të bëjnë me një vetëflijim, apo me ndonjë vrasje të mundshme e stimuluar si vetëvrasje.

Policia sekuestron në fshatin Bashaj 95 kilogramë Cannabis sattiva

Vlorë - Policia e Vlorës ka ndërmarrë dje një aksion masiv në zonën e fshatrave të lumit të Vlorës, duke sekuestruar 95 kilogramë hashash. Pas hetimeve dhe informacioneve të marra në rrugë operative blutë i janë drejtuar fshatrave të lumit, duke ushtruar kontrolle në disa banesa për të cilat vinte informacioni se gjendej hashash. Pas disa kontrolleve forcat e policisë mundën të gjejnë dhe sekuestrojnë rreth mesditës së djeshme një sasi prej 95 kilogramësh hashash, e gjetur kjo në një banesë në fshatin Bashaj të rrethit të Vlorës. Lënda narkotike është gjetur i sistemuar në tri qeska plastike dhe ka qenë në gjendje të presuar, gati për trafikim. Policia nuk ka dhënë ende asnjë informacion lidhur me të arrestuarit e mundshëm, apo identifikimin e autorëve, të cilët tashmë do të vihen përballë akuzës për “trafik të lëndëve narkotike”. Burime zyrtare nga policia kanë konfirmuar se operacioni po vazhdon ende me qëllim gjetjen e mundshme të lëndëve narkotike në këto fshatra.

6 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›