E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankandi i BSH-së, u publikuan për shitje 19.4 miliardë lekë bono thesari



Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, publikoi dje (e mërkurë 1 prill 2009) për shitje me ankand 19.4 miliardë lekë bono thesari të qeverisë. Sipas Departamentit të Operacioneve Monetare pranë kësaj banke, në ankandin e Ministrisë së Financave, që do të zhvillohet më 5 prill, do të dalin për shitje bono thesari me maturim 12 dhe 6-mujor, të cilat do të përdoren për Bankën e Shqipërisë dhe për bankat e nivelit të dytë. Këto bono do të emetohen respektivisht në datat 04.04.2010 dhe 18.10.2009. Nga totali prej 19.4 miliardë lekësh, 12.9 miliardë lekë do të jenë bono me maturim 12-mujor dhe 6.5 miliardë lekë do të jenë bono me maturim 6-mujor.

2 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›