E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoriteti i Konkurrencës: “Do të hetojmë sektorët e ekonomisë”



Gjatë këtij viti, Autoriteti i Konkurrencës do të kryejë hetime të thelluara në sektorët kryesorë të ekonomisë me qëllim ruajtjen e konkurrencës së ndershme mes kompanive dhe mbrojtjen e konsumatorëve. Drejtuesit e këtij institucioni kanë raportuar dje, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë, lidhur me analizën e punës për vitin 2008. Gjatë kësaj periudhe, Autoriteti i Konkurrencës kreu hetime për sektorin e energjisë elektrike, tregun e karburanteve, atë të telefonisë dhe të miellit. Në bazë të këtyre hetimeve, shuma e penaliteteve të vendosura është afërsisht 100 milionë lekë në total dhe të gjitha procedurat aktualisht ndodhen në gjykatë. Drejtuesit e Autoritetit të Konkurrencës bëjnë të ditur se së shpejti do të bëhen publike rezultatet përfundimtare të hetimit të tregut të karburanteve. Masat që do të rekomandohen pritet të çojnë në një ulje të çmimeve në tregun e shitjes me pakicë.

2 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›