E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryebashkiaku i Himarës braktis gjyqin e tij

Autori i Lajmit: red.
Nis shqyrtimi gjyqësor në ngarkim të kryebashkiakut të Himarës, Vasil Bollano, i cili akuzohet për veprën penale të shqërdorimit të detyrës. Prokuroria ka njohur dje togat e zeza me dosjen e plotë hetimore si dhe me akuzën që rëndon mbi kryebashkiakun e Himarës. Sipas kërkesës për gjykim, Vasil Bollano akuzohet për shpërdorim detyre. Gjithçka ka nisur me heqjen e tabelave të shkruara në gjuhën shqip dhe anglisht, të vendosura dhe të hequra më pas në aksin rrugor nacional nga Qafa e Llogorasë deri në Qeparo.
Seanca
Prokurori i dosjes në ngarkim të Vasil Bollanos, Sokol Malaj, ka lexuar dje akuzën ndaj tij. Prokurori i çëshjtes ka theksuar se Bollano ka vepruar kundër ligjit me urdhrin që ka dhnë për të hequr tabelat e vendosura nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve me financimin e Bankës Botërore. Në këtë mënyrë kryebashkiaku ka shpërdoruar detyrën dhe dënohet me ligj që parashikon nga masa me gjobë deri në burg. Akuza e ka cilësuar atë fajtor për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, duke i shkaktuar dëm material shtetit. Pas hetimeve paraprake nga organet kompetente, rezultoi se ato ishin hequr prej Policisë Bashkiake të Himarës me urdhër të kreut të kësaj Bashkie, Vasil Bollano. Në këtë kohë ka kërkuar shpjegime Prefektura e qarkut, por nuk ka marrë asnjë shpjegim, ndërkohë Prokuroria e rrethit të Vlorës, duke hetuar këtë veprim, ka hapur çështjen me iniciativën e kryeprokurorit Malaj ndaj Bollanos për shpërdorim të detyrës.
Mbrojtja
Avokati mbrojtës i kryebashkiakut deklaroi para trupit gjykues se klienti i tij është i pafajshëm, për sa u përket akuzave që hidhen mbi të nga Prokuroria. Sipas tij, Bollano nuk ka bërë asnjë shkelje me heqjen e tabelave, pasi sinjalistika që është hequr është urdhëruar nga Bollano, sepse sipas tij, në Bashkinë e Himarës nuk ka pasur asnjë shkresë apo kërkesë nga askush për të miratuar në Këshillin Bashkiak vendosjen e tabelave në fjalë, të cilat u vendosën pa lejen e Bashkisë së Himarës nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve, brenda juridiksionit të Bashkisë së Himarës, çka i jep atij të drejtën të operojë në këtë zonë për gjithçka si dhe për vendosjen e tabelave sinjalistike që tregojnë zonat turistike, muzeale dhe arkeologjike si dhe plazhet. Sipas avokatit, heqja e tabelave u bë vetëm se janë vendosur pa miratimin e Bashkisë së Himarës, duke bërë më parë një studim urbanistik si dhe miratuar leje ndërtimi për vendosjen e tabelave orientuese. Sipas tij, Bollano nuk ka shkelur asnjë ligj, por ka zbatuar ligjin duke hequr disa tabela të vendosura pa lejen e Bashkisë së Himarës.
Ky lajm është publikuar: 03/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›