Ankesa, 1500 të sapodiplomuar letër Berishës, nuk iu njihen diplomat
Studentët: “Diplomat nuk janë regjistruar në regjistrin e diplomave” . Reagon Kule: “Problemi qëndron midis jush dhe Ministrisë së Arsimit”
Jonida Tashi
Plot 1500 studentë që kanë përfunduar studimet e larta vitin e fundit akademik kërkojnë ndërhyrjen e kryeministrit Sali Berisha, për zgjidhjen e problemit të diplomave të tyre. Këto të fundit, përveçse të papranueshme për shkak të formatit që në dalje të tyre nga studentët, sipas të diplomuarve nuk janë regjistruar as në regjistrin e diplomave. Mosregjistrimi i tyre në këtë regjistër i ka hapur mjaft telashe të sapodiplomuarve, duke filluar që nga kërkimi i një pune e deri tek vijimi një specializimi tjetër në fushën e arsimit të lartë.
Letra
Në mungesë të një përgjigje pozitive nga Ministria e Arsimit, studentët i kanë dërguar një letër kryeministrit të vendit, nëpërmjet të cilës i kërkojnë atij që të merren masa për zgjidhjen e këtij problemi, për të cilin MASH-i nuk gjeti dot një zgjidhje. Diplomat e lëshuara nga MASH-i në fund të vitit akademik 2008-2009, për studentët që kanë mbaruar studimet e larta me sistemin e hapur 4-vjeçar dhe kanë marrë 240 kredite, sipas të sapodiplomuarve kanë qenë të papranueshme nga çdo institucion shtetëror që ata i kanë paraqitur qoftë për punësim qoftë për studime të mëtejshme. Në grupin e studentëve që kanë kërkuar ndihmën e kryeministrit për çështjen e diplomave 2008-2009 janë përfshirë edhe mbi 200 të diplomuarit e fundit për juristë.
Sqarimi
Mësohet se studentët që kanë kryer studimet e larta pranë fakulteteve të Universitetit të Tiranës i kanë kërkuar edhe rektorit të këtij universiteti një sqarim zyrtar. Pas njohjes me problemin e studentëve, Dhori Kule ka deklaruar se ka zbatuar ligjin për lëshimin e diplomave, duke vijuar se problemi i studentëve të mësipërm nuk qëndron midis universitetit ku ata janë diplomuar dhe vetë atyre, por midis tyre dhe Ministrisë së Arsimit. Studentët pasi kanë marrë përgjigjen zyrtare nga rektori i UT-së për problemin në fjalë kanë marshuar paraditen e djeshme drejt Ministrisë së Arsimit për të protestuar për diplomat, që sipas tyre nuk kanë asnjë vlerë.
12 Shtator 2009