E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpenzimet kapitale, pa investuar 1.7 miliardë lekë

 

Shpenzimet kapitale deri në fund të 7-mujorit janë realizuar në nivelin 97 për qind të parashikimit ose rreth 57 për qind e planit vjetor. Sipas të dhënave zyrtare, investimet me financim të huaj janë realizuar në masën 83.36 për qind ose e thënë ndryshe kanë mbetur pa shpenzuar 1.7 miliardë lekë. Ndërkohë për sa i përket investimeve me financim të brendshëm, ato janë realizuar në masën 99.92 për qind me një mosrealizim prej 37 milionë lekësh. Krahasuar me vitin e kaluar, investimet e brendshme rezultojnë rreth 34.5 miliardë lekë më të rritura, ndërkohë që investimet me financim të huaj rezultojnë rreth 12.7 miliardë lekë ose rreth 60 për qind më pak. për Rrjedhojë investimet në total në fund të shtatëmujorit janë rreth 63 për qind më të larta, ose rreth 21.8 miliardë lekë më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo rritje në raport më vitin e kaluar është kryesisht për shkak të vazhdimit të punimeve në rrugën Rrëshen-Kalimash, që këtë vit financohet nga burimet e brendshme. Gjatë viteve të fundit, qeveria pjesën më të madhe të fondit për investime e ka destinuar në investimeve infrastrukturore, ku rruga Durrës-Kukës ka përfituar pjesën më të madhe të fondit për investimeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›