Shpallen 500 firmat më të mëdha të Europës Qendrore, ndër të parat edhe “CEZ”-i çek
“Deloitte Central Europe” publikon raportin për kompanitë më të mëdha të rajonit. Asnjë firmë shqiptare nuk i arrin parametrat. “CEZ”-i që bleu OSSH-në, i pesti
Shpallen 500 kompanitë më të mëdha të Europës Lindore, por Shqipëria nuk ka asnjë sipërmarrje të atyre niveleve. Mes pesë firmave të para është edhe CEZ-i çek, që bleu disa kohë më parë Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH-në) në vendin tonë. Për të tretin vit radhazi, “Deloitte Central Europe” listoi firmat më të fuqishme të rajonit, bashkë me analizat për industritë, rritjen e sektorëve të ndryshëm apo komentarë dhe intervista të specializuara. Në renditjen e përgatitur nga “Deloitte”, bashkë me një revistë ekonomike polake, janë përfshirë 17 vende, ku është edhe Shqipëria. Në këtë renditje janë 500 kompanitë kryesore në Europën Qendrore, sipas të ardhurave dhe të klasifikuara sipas industrive, përfshirë: bankat, telekomunikacionet, farmaceutikën, ushqimet dhe pijet, industrinë përpunuese, energji etj.
Top 500 bizneset
Në vendet e para renditen kompania polake e prodhimit të energjisë “PKN” dhe hungarezja “Mol”, e cila është e listuar si subjekt me pronësi shtetërore dhe private. Mes 5 të parave është edhe kompania çeke, “CEZ”, e cila privatizoi pak muaj më parë OSSH-në. Vend të rëndësishme zënë prodhuesit e makinave, “SKODA” çeke dhe filialet e “AUDI”-t dhe “Volkswagen”-it në Hungari dhe Sllovaki. Po ashtu, edhe filiali i “NOKIA”-s finlandeze në Hungari ka arritur të shënojë fitime të mëdha, duke kryesuar në bllokun e 10 kompanive të para. Në vendet e fundit janë “OMV”-ja kroate, që merret me nxjerrjen e naftës, “Koksownia” polake, “Leman” në Ukrainë, “Lietuvos” në Lituani dhe firma prodhuese “Duslo” në Sllovaki. Vendet që kanë firmat më të fuqishme janë Polonia, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Rumania dhe Bullgaria. Por, në jo pak raste, kompani që vijnë nga vende të vogla si Kroacia apo Sllovakia, kanë arritur të listohen mes më të mëdhenjve. Peshën kryesore e zënë industritë e energjisë, karburanteve, burimeve natyrore, telekomunikacioneve, operatorët celularë, industria ushqimore dhe tekstile etj.
Studimi
Studimi mbi 500 kompanitë më të mëdha në Europën Qendrore është një sipërmarrje e “Deloitte” dhe gazetës së përditshme polake, “Rzeczpospolita”. Nëpërmjet filialeve të saj, “Deloitte Central Europe” është përqendruar në shërbimin ndaj klientit nëpërmjet një strategjie globale dhe rajonale e ekzekutuar në shkallë vendore në 17 vende të Europës Qendrore dhe Lindore: Shqipëri, Bosnjë–Hercegovinë, Bullgari, Estoni, Kroaci, Letoni, Lituani, Mali i Zi, Maqedoni, Moldavi, Rumani, Republika Çeke, Poloni, Serbi, Sllovaki, Kosovë, Slloveni dhe këtë vit dhe Ukraina.
Ky është viti i tretë i përgatitjes së një raporti të tillë, i cili, si çdo vit tjetër, do të publikohet nga vendet pjesëmarrëse të këtij projekti. Renditja finale u prezantua në Forumin XIX Ekonomik të Europës Qendrore, që u zhvillua në Krynica të Polonisë pas datës 10 shtator 2009, me pjesëmarrjen aktive të ministrave dhe biznesmenëve të fuqishëm të Europës Qendrore dhe asaj Lindore.
Huamarrja e ekzagjeruar në monedhë të huaj, zvogëlimi i konsiderueshëm i kërkesës për eksport në rajon dhe bllokimi i tregjeve globale të kreditimit përbëjnë një kontaminim toksik, i cili u shkaktoi këtyre vendeve presionin zhvlerësues, vështirësi në shërbimin e borxhit të jashtëm dhe rënien e aktivitetit ekonomik. Në këto kushte, kompanitë në Europën Qendrore dhe Lindore dhe jo vetëm, gjatë vitit 2008 dhe në vazhdim të vitit 2009 vërejnë zvogëlim të kërkesave për produkte dhe shërbime, anulime të kontratave pjesërisht apo tërësisht, vështirësi në likuiditet për shlyerje të detyrimeve, rritje të peshës së shpenzimeve fikse ndaj të ardhurave e kështu me radhë lista mund të zgjerohet.
DHJETË KOMPANITË E PARA
FIRMA SHTETI PRONËSIA INDUSTRIA
PKN Poloni Publike Energji dhe Burime
Mol Hungari Publike Energji dhe Burime
ŠKODA AUTO Çeki Private Prodhim makinash
NJSC Ukrainë Private Energji dhe Burime
ÈEZ Çeki Publike Energji dhe Burime
Volkswagen Slovakia Sllovakia Private Prodhim makinash
Audi Hungária Hungari Private Prodhim makinash
Nokia Hungari Private Teknologji, Media, Telekomunikacione
TP Telekomunikacja Poloni Publike Teknologji, Media, Telekomunikacione
GK PSE Poloni Shtetëror Energji dhe Burime
12 Shtator 2009