Përplasjet AKKP – Gjykatë, pronarët humbin betejën me Agjencinë dhe e fitojnë me Gjykatën
Titujt e pronësisë, 1000 dosje për t’u njohur si pronarë të ligjshëm. Qytetarët ankimojnë vendimet e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
Laureta Rryçi
Përplasje për të drejtën e pronës mes vendimeve të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave dhe Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës. Institucioni i ngritur me vendim të Këshillit të Ministrave ka vendosur të rrëzojë rreth 1000 kërkesa të qytetarëve për t’u njohur si pronarë mbi sipërfaqe të caktuara toke. Ndërsa këto vendime, pas ankimimit në gjykatë, janë shfuqizuar thuajse tërësisht. Në këtë mënyrë duket se qytetarët kanë gjetur rrugën e duhur ligjore për të mos humbur betejën për të rifituar titullin pronar i ligjshëm. Sipas statistikave zyrtare të Gjykatës së Tiranës, kjo shifër është e vlefshme vetëm për periudhën kohore nga janari deri në ditët e para të shtatorit. Ndërsa krahasuar me një vit më parë, rezulton se është dyfishuar. Por, kjo përplasje shkon deri në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Kryeregjistruesi në këto raste është i detyruar të pezullojë përkohësisht regjistrimin e pronës së paluajtshme derisa të bëhet ballafaqimi i vendimeve mes AKKP-së dhe gjykatës. Gjithsesi, sipas legjislacionit në fuqi, vendimet e gjykatës janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet shtetërore, në këtë rast nga zyrat e regjistrimit.
Statistikat tregojnë se AKKP-ja ka pasur konflikte gjyqësore po prej vendimeve të saj edhe me institucione të pushtetit vendor. Këto të fundit kanë ngritur pretendimin se po jepen sipërfaqe që nga AKKP-ja janë cilësuar si të lira, por në të vërtetë janë në juridiksionin e tyre. Në këto raste sërish gjykata ka dhënë verdiktin e saj duke shfuqizuar vendimin e AKKP-së.
Kërkesat
Sipas legjislacionit, kur qytetarët nuk janë dakord me vendimin e AKKP-së qendrore, kanë të drejtë të bëjnë ankimim vetëm pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Ky ankimim cilësohet i vlefshëm vetëm nëse bëhet brenda 30 ditëve nga njoftimi i vendimit të AKKP-së. Pikërisht këtë përcaktim ligjor kanë shfrytëzuar 1 mijë qytetarët që i janë drejtuar gjykatës. Burime pranë kësaj gjykate shpjegojnë se padi me objekt shfuqizimin e vendimit të AKKP-së depozitohen thuajse çdo ditë. Sipas të dhënave zyrtare pranë kësaj gjykate, procese të tilla civile zgjasin 460 ditë vetëm në shkallën e parë. Më pas, vendimi, që të marrë formën e prerë, duhet të kalojë të gjitha shkallët e Gjyqësorit, që me një kalkulim të përafërt, duhen rreth tre vjet.
AKKP-ja përfaqësohet në gjykim nga zyra e AKKP-së në qendër. Jo më vonë se 45 ditë nga regjistrimi i ankimimit, drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së merr vendim për objektin e ankimimit. Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së është i detyruar të vendosë ose lënien në fuqi të vendimit, ose shfuqizimin e vendimit dhe zgjidhjen në themel të tij. Kundër vendimit për lënie në fuqi të vendimit të AKKP-së së zyrës rajonale, ankimi kryhet pranë gjykatës së rrethit në territorin e qarkut ku ka vendndodhjen zyra rajonale e AKKP-së së qarkut dhe mbrojtja e interesave të AKKP-së kryhet nga zyra rajonale e AKKP-së së qarkut. Kur vendimi zgjidh çështjen në themel, ankimi kryhet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë dhe AKKP-ja përfaqësohet në gjykim nga zyra e AKKP-së në qendër.
Shqyrtimi
Zyra e AKKP-së në qendër udhëheq dhe mbikëqyr punën për zbatimin e ligjit në zyrat rajonale të qarqeve. Kjo zyrë ka kompetencë të bëjë shqyrtimin fillestar të kërkesës së qytetarëve për kompensim, për pasurinë e paluajtshme të njohur për t’u kompensuar, si dhe shqyrton ankimin ndaj vendimeve të zyrës rajonale të AKKP-së në qark. Në zbatim të përgjegjësive të veta, për kompensimin dhe zgjidhjen e ankimeve, drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së në këto raste e ka të detyrueshme të shprehet me vendim. Zyrat rajonale të AKKP-së në qark kryejnë trajtimin e kërkesave të subjekteve të shpronësuara për njohje dhe kthim të pasurisë së paluajtshme për pasuritë me vendndodhje brenda territorit të qarkut. Drejtori i zyrës së qarkut nënshkruan vendimin për njohjen e të drejtës së pronësisë dhe kthimin ose kompensimin e pasurisë dhe të drejta të tjera reale që parashikohen sipas këtij ligji. Në zbatim të përgjegjësive të veta, për njohjen e të drejtës së pronësisë, kthimin ose kompensimin, si dhe të drejta të tjera reale, drejtori i zyrës rajonale të AKKP-së në qark shprehet me vendim. Kur vendimi i AKKP-së nuk ankimohet nga kërkuesi, ai përbën titull ekzekutiv. Ngarkohen zyrat e Përmbarimit për ekzekutimin e tij, sipas rregullave të parashikuara në Kodin e Procedurës Civile.
Somario
Sipas të dhënave zyrtare pranë kësaj gjykate, procese të tilla civile zgjasin 460 ditë vetëm në shkallën e parë
Boc
Rastet kur mund të ankimohet vendimi i AKKP-së
Kundër vendimit të njohjes së të drejtës së pronësisë, kthimit ose kompensimit të pronës, si dhe të drejtave të tjera reale të zyrës rajonale të AKKP-së në qark, subjekti i shpronësuar ka të drejtë të bëjë ankim brenda 30 ditëve nga njoftimi i këtij vendimi në zyrën e AKKP-së në qendër.
Jo më vonë se 45 ditë nga regjistrimi i ankimit, drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së merr vendim për objektin e ankimit. Drejtori i Përgjithshëm i AKKP-së vendos: lënien në fuqi të vendimit, ose shfuqizimin e vendimit dhe zgjidhjen në themel të tij.
Kundër vendimit për lënie në fuqi të vendimit të AKKP-së së zyrës rajonale, ankimi kryhet pranë gjykatës së rrethit në territorin e qarkut ku ka vendndodhjen zyra rajonale e AKKP-së së qarkut dhe mbrojtja e interesave të AKKP-së kryhet nga zyra rajonale e AKKP-së së qarkut.
Kur vendimi e zgjidh çështjen në themel, ankimi kryhet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë dhe AKKP-ja përfaqësohet në gjykim nga zyra e AKKP-së në qendër.
Kundër vendimit të AKKP-së në qendër për kompensim të pronës, subjekti i shpronësuar ka të drejtë të bëjë ankim pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë brenda 30 ditëve nga njoftimi i këtij vendimi. AKKP-ja përfaqësohet në gjykim nga zyra e AKKP-së në qendër.
Rastet kur njihet e drejta e pronësisë dhe kthimi i pronës
Subjekteve të shpronësuara u njihet e drejta e pronësisë dhe u kthehen pa kufizim pronat e paluajtshme, me përjashtim të tokës bujqësore, e cila kthehet ose kompensohet deri në 100 ha, në rast se subjekti i shpronësuar (trashëgimtarët e tij) nuk kanë përfituar nga zbatimi i Ligjit Nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”.
Kur subjekti i shpronësuar (trashëgimtarët e tij) kanë përfituar tokë nga zbatimi i Ligjit Nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, atëherë sipërfaqja që kthehet apo kompensohet, sipas këtij ligji, llogaritet si diferencë ndërmjet pjesës që do t'i takonte në kushtet e mospërfitimit nga zbatimi i Ligjit Nr. 7501, datë 19.7.1991 “Për tokën”, me sipërfaqen që secili prej tyre ka përfituar nga zbatimi i këtij ligji.
U njihet e drejta e pronësisë dhe u kthehen subjekteve të shpronësuara, sipas kritereve të këtij ligji, edhe pasuritë e paluajtshme, toka me vendndodhje brenda territoreve turistike, sipas Ligjit Nr. 7665, datë 21.1.1993 “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”, të ndryshuar.
Subjekteve të shpronësuara u kthehen të gjitha pronat e paluajtshme në pronësi apo përdorim të Ministrisë së Mbrojtjes, por që janë jashtë strukturës së Forcave të Armatosura, të miratuara nga Presidenti i Republikës dhe tokat bujqësore të përfshira në veprimtaritë eksperimentale-shkencore të instituteve kërkimore-shkencore dhe në çdo veprimtari tjetër të institucioneve të ndryshme shtetërore, por që janë jashtë destinacionit të veprimtarisë së tyre.
Në rastet kur në pronën e marrë me qira është ndryshuar destinacioni i objekteve të ndërtuara, për të cilën është rënë dakord për t’i përdorur për veprimtari të stimuluara, toka quhet e pazënë dhe i kthehet subjektit të shpronësuar.
Kur investimi është kryer mbi një tokë pronë publike, subjekti kontraktues i paguan shtetit brenda 6 muajve vlerën e truallit me çmimin e tregut. Të ardhurat e realizuara nga shitja përfshihen në fondin e kompensimit të pronave.
Subjektet e shpronësuara, pronat e të cilave janë përmbytur nga ndërtimi i hidrocentraleve, trajtohen sipas dispozitave të këtij ligji, me përjashtim të rasteve kur kanë përfituar sipas ligjit “Për shpronësimet për interes publik”. Toka do të vlerësohet si truall industrial.
Subjektet e shpronësuara dhe të kompensuara sipas ligjeve në fuqi kanë të drejtën e përfitimit nga ky ligj vetëm për pjesën e pronës së pakthyer ose të pakompensuar.
12 Shtator 2009