E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gripi, konfirmohet edhe një 19-vjeçar i infektuar

 

Një djalë 19-vjeçar, i është shtuar listës së personave të prekur nga gripi i derrave. Në këtë mënyrë shkon në 31 numri i të prekurve nga virusi AH1N1. Sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, të cilët analizojnë dhjetëra mostra,0 numri i të dyshuarve ka pësuar rritje. Kjo kryesisht për moshat pediatrike dhe personat mbi 60 vjeç. Sipas buletinit të radhës numri i mostrave të analizuara i ka kapërcyer të 700 persona. Sakaq, megjithëse u tha se laboratori i virologjisë në vend do të ishte gati brenda muajit gusht, situata mbetet e njëjtë. Në mungesë të analizave në vend duhet të pritet për më shumë se një javë për të marrë konfirmimin nga Rumania. Me këto kushte mjekët duhet të vendosin vetë nëse duhet t’i trajtojnë pacientët me tamiflu apo jo.  Autoritetet e shëndetësisë deklarojnë se numri i personave të prekur nga virusi A/H1N1, në vendin tonë është disa herë më i lartë se ai që është raportuar zyrtarisht. Aktualisht nga Rumania pritet konfirmimi i nëntipit H1N1 për mbi 100 mostra. “Sipas të dhënave të OBSH, të prekurit janë 10 apo 20-fishi i tyre konfirmuar. Kjo për shumë arsye. Së pari, situata klinike tek një pjesë e pacientëve ka qenë e lehtë, e neglizhueshme dhe ata nuk janë paraqitur për vizitë. Së dyti, procedura e bërjes së analizave është pak a shumë e gjatë”, deklarojnë specialistët e Institutit të Shëndetit Publik. Ata bëjnë apel për më shumë ndërgjegjësim. Mbi të gjitha në kohën kur shumë pak ditë na ndajnë nga startimi i vitit të ri shkollor. “Prindërit duhet të kujdesen këshilloja ata të kujdesen që fëmijët e tyre të bëjnë vaksinën për virusin e influencës stinore. Së dyti, të kujdesen që fëmijët e tyre të kenë kartpeceta me vete që t’i përdorin kur të teshtijnë, duke mbuluar pjesën e gojës dhe të hundës”, thonë specialistët e ISHP. Nga të dhënat e deritanishme numrin më të lartë të rasteve e raporton spitali Infektiv i Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›