Zhvlerësimi i lekut arrin në rekordin më të keq të 5 viteve të fundit
TIRANË – Leku, pas shumë vitesh, ka filluar të tronditet në këmbimin me valutën. Dobësinë më të madhe e ka treguar ndaj monedhës europiane, duke arritur në nivelin e 5 viteve më parë, pikërisht në atë periudhë kur sapo ishte hedhur euroja në qarkullim. Të dhënat e tregut valutor flasin se një euro blihet me 133.4 lekë dhe shitet me 133.8 lekë, duke shënuar kështu nivelin më të lartë që nga shkurti i vitit 2004.
Që nga fillimi i muajit leku është zhvlerësuar në mënyrë konstante ndaj euros. Krahasuar me një javë më parë një euro kushton në treg 1.2 lekë më shumë, ndërsa krahasuar, me mesin e gushtit euroja është shtrenjtuar me 3.4 lekë. Ndër shkaqet kryesore të kësaj situate janë: kriza financiare, ulja drastike e remitancave, eksporteve dhe nevoja e madhe e qeverisë për valutë për ndërtimin e objekteve të mëdha. Kjo ka sjellë tharjen e tregut për euro dhe për pasojë rritjen e vlerës së saj dhe zhvlerësimin e monedhës tonë. Ekspertët pohojnë se euro mund të arrijë deri në 140 lekë deri në fund të vitit, gjë që do të shoqërohej me pasoja të mëdha për ekonominë e brishtë shqiptare.
Mungesa e parave, hidhen në qarkullim 13.1 miliardë lekë bono
Mungesa e parave në treg ka bërë që Banka e Shqipërisë të hedhë në treg 13.1 miliardë lekë bono thesari. Gjatë datave 14 dhe 15 shtator do të organizohen dy ankande; njëri me vlerë 8.3 miliardë lekë dhe tjetri me 4.8 miliardë lekë. Data e emetimit të tyre do të jetë më 17 shtator të këtij viti. Kërkesat e vazhdueshme të Ministrisë së Financave për para për shpenzimet buxhetore, ka detyruar bankën që të rrisë numrin e ankandeve. Vlera e bonove të thesarit me maturim 1-vjeçar ka arritur në 9.445, duke arritur kështu në një nga nivelet më të larta të 6 viteve të fundit.
Kursi i këmbimit.
Dollari Amerikan USD 91.61 -0.29
EURO EUR 133.61 -0.03
Poundi Britanik GBP 152.99 +1.16
Franga Zvicerane CHF 88.22 -0.02
Jeni Japonez (100) JPY 100.82 +1.13
Dollari Australian AUD 79.05 +0.46
Dollari Kanadez CAD 85.18 +0.42
Ari(OZ 1) XAU 91423.04 +565.49
Argjend(OZ 1) XAG 1528.91 +33.69
Burimi: BSH, përditësimi i fundit: 12:31:22, 11.09.2009
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 4.14%
12M 12-mujor 7.98%
6M 6-mujor 6.89%
3M 3-mujor 5.91%
1M 1-mujor 5.69%
1Ë njëjavor 5.10%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.90%
1Ë njëjavor 6.24%
o/n njëditor 6.33%
12M 12-mujor 9.44%
6M 6-mujor 8.31%
3M 3-mujor 7.32%
Burimi: BSH, përditësimi i fundit: 10.09.2009
12 Shtator 2009