E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i parë gjimnaz, MASH shpall procedurat e regjistrimit për nxënësit që mbaruan me sistemin 8-vjeçar



Ministria e Arsimit shpall procedurat e regjistrimit për në vitin e parë gjimnaz për nxënësit që kanë një Dëftesë Lirimi të arsimit 8-vjeçar. Nëpërmjet një udhëzimi të posaçëm, MASH-i detajon se si do të procedohet për regjistrimin e këtyre nxënësve, të cilët për shkak të ndryshimit të sistemit arsimor nga 8 në 9-vjeçar humbën vjet një vit shkollor. Nxënësit, të cilët kanë përfunduar arsimin e detyruar 8-vjeçar, përpara vitit 2009 dhe zotërojnë një Dëftesë Lirimi, për t’u regjistruar në klasën X të arsimit të mesëm duhet të japin këto provime: Matematikë 9, Fizikë 9, Kimi 9, Biologji 9, Letërsi dhe Gjuhë shqipe 9, Gjeografi 9. Për këto provime do të hartohen programe orientuese nga Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit (IKT) dhe do të miratohen nga MASH-i. Sakaq, regjistrimi për të dhënë provimet do të bëhet brenda muajit shtator në shkollën ku paragjimnazisti dëshiron të hyjë. Afati kohor i dhënies së këtyre provimeve është muaji qershor (për vitin 2009 deri në muajin dhjetor). Në qoftë se nxënësi mbetet deri në dy provime, mund t’i japë në sesionin e dytë (gusht), në rast të kundërt përsërit të gjitha provimet në po ato afate kohore. Për nxënësit që janë nën juridiksionin e Drejtorisë Arsimore Rajonale Tiranë, do të hapet klasa IX, sipas programit mësimor të vitit shkollor 2009-2010, pranë shkollës së mesme me kohë të shkurtuar “Konstandin Kristoforidhi”. Pas vijimit të klasës së IX, nxënësit do të pajisen me dëftesën e klasës së IX, bazuar në suksesin e vijueshmërisë gjatë vitit shkollor 2009-2010. Me këtë dëftesë ata mund të regjistrohen në klasën e X të arsimit të mesëm me kohë të plotë ose të shkurtuar. Në shkollat e mesme në të cilat nxënësit pranohen me konkurrim, nxënësi duhet të ketë dhënë paraprakisht këto provime. Nxënësit mbetës të klasës IX të shkollës së mesme, në vitin shkollor 2007-2008, të cilët shlyen detyrimet shkollore gjatë vitit shkollor 2008-2009, mund të regjistrohen në klasën X të shkollës së mesme me kohë të plotë ose me kohë të shkurtuar në mbështetje të dëftesës së klasës së IX të riplotësuar. Nxënësit, të cilët kanë mbetur në më pak se tre provime në klasën IX në vitin shkollor 2007-2008, t’i japin këto provime në sesionin e dytë në muajin shtator. Nxënësit shqiptarë, të cilët kanë përfunduar studimet e arsimit të detyruar jashtë vendit: kur kanë kryer studimet me afat 8-vjet, do të trajtohen si më sipër; kur kanë kryer studimet me afat 9-vjet, regjistrohen në një nga shkollat e mesme që dëshirojnë.

Provimet për të vijuar gjimnazin
Nxënësit, të cilët kanë përfunduar arsimin e detyruar 8-vjeçar, përpara vitit 2009 dhe zotërojnë një Dëftesë Lirimi, për t’u regjistruar në klasën X të arsimit të mesëm duhet të japin këto provime:
Matematikë 9
Fizikë 9
Kimi 9
Biologji 9
Letërsi dhe Gjuhë shqipe 9
Gjeografi 9

Elbasan, 1200 studentë do të strehohen në konviktin e universitetit

Në Konviktin e Studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” vitin e ri akademik do të akomodohen 1200 studentë, nga të cilët rreth 300 vijnë për herë të parë. Kushtet e konviktit të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” do të jenë më të përshtatshme për këtë vitin akademik 2009-2010. Tri godinat e konviktit të studentëve i janë nënshtruar një rikonstruksioni total, si nga brenda ashtu edhe nga jashtë konviktit, ku të bie në sy gjelbërimi. Konkretisht për këtë vit të ri akademik janë kryer punime në lyerjen e dhomave të konviktit, në fasadën e jashtme të tij, si dhe janë instaluar dushet në çdo kat. Në ambientet e konviktit prej tre vjetësh është ngritur edhe qendra e shërbimit social, e cila merret me trajtimin e problemeve të ndryshme që hasin studentët në jetën e përditshme. Në këtë qendër janë punësuar dy psikologë të cilët i ofrojnë studentëve mundësi këshillimi për problemet që ato kanë, si edhe ndikojnë pozitivisht në zgjidhjen e këtyre problemeve.

12 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›