Ankesa: “Vilat”, 14 vjet pa ujë
KORÇE - Pjesa më e madhe e vilave të ndërtuara tek ish-fabrika e qelqit në Korçë, prej 14 vjetësh nuk kanë ujë të pijshëm. Bashkia dhe Ndërmarrja e Ujësjellësit nuk kanë kryer punimet e premtuara për të gjitha këto banesa. Disa prej familjeve që jetojnë në këtë zonë e kanë siguruar ujin e pijshëm, ndërsa të tjerat jo. Banorët deklarojnë për këtë problem se është bërë selektim mes tyre, në mënyrë të padrejtë. Dine Kupe, 60 vjeç, u shpreh se djemtë e tij kanë ndërtuar tre vila, por asnjëri prej tyre nuk ka ujë. Ata janë të detyruar ta mbushin atë në vende të tjera. Kreu i degës teknike pranë ndërmarrjes së ujësjellës-kanalizimeve, Sotiraq Mitre, pohoi se “do ta fillojmë projektin brenda muajit, mbasi jemi të ndërgjegjshëm se jemi shumë të vonuar për plotësimin e kërkesës së banorëve”. Sipas tij, mungesa e pajisjeve ka qenë një ndër shkaqet e vonesës së këtij investimi, të miratuar dhe nga bashkia. j.gj