Privatizohen 100 banesat te ish-konvikti i komunales
Qeveria u njeh të drejtën e privatizimit 106 qytetarëve që banojnë në ish-konviktin e shkollës komunale në Tiranë. Në vendimin e dy ditëve më parë, që mori Këshilli i Ministrave janë renditur emrat e personave që do të përfitojnë. Sipas tij, do të jetë enti kombëtar i banesave që do të bëjë të mundur privatizimin. Banorët e konviktit do të kenë mundësi të kenë të tyret apartamente me mundësi shlyerje për 25 vjet dhe me interes 2% në vit. ”Meqenëse këto objekte kanë humbur prej vitesh funksionin e tyre, si dhe për të mos krijuar probleme sociale për familjet që janë sistemuar në to, është vendosur të bëhet i mundur privatizimi”, thuhet në vendim. Në të saktësohet gjithashtu se për shkak të mungesës së vullnetit nga organet e pushtetit lokal, qytetarët janë penguar të kryejnë procesin në fjalë. ”Tashmë kur këta persona janë banorë që prej 15 vjetësh në këto ambiente, duke i përshtatur ato në ambiente banimi me shpenzimet e veta lind domosdoshmëria të bëjnë privatizimin”, saktëson qeveria. Nga sa thuhet në vendim, qytetarët do të paguajnë në momentin e lidhjes së kontratës edhe shpenzimet operacionale të entit kombëtar të banesave në masën 4%.
PER TE LEXUAR LISTEN E PLOTE, SHKARKONI GAZETEN NE VERSIONIN PDF