E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankesat e bizneseve, Prifti letër Bodes



Më 27 prill, ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Konsultativ të Biznesit, i ka dërguar një letër ministrit të Financave, ku ndër të tjera i kërkon të marrë në konsideratë propozimet e bizneseve për nivelet e reja të akcizave. Në letrën e përgatitur mbi ankesën e bizneseve, thuhet se: “preken mbi 35 operatorë ekonomikë që realizuan investime me vlerë rreth 66 milionë euro, duke ndikuar negativisht në planet e shlyerjes së këtyre investimeve”. Pasoja për industrinë vendase do të ishin rritja e ndjeshme e çmimeve, duke sjellë si efekt uljen e aftësisë konkurruese të prodhimit vendas, sepse diferenca e çmimeve me produktet e huaja përkatëse fshihet nga akciza shtesë. “Do të ndikojë në uljen e ofertës vendase për këto ambalazhe dhe me efekte negative në reduktimin e fuqisë punëtore”,- ishte një tjetër shqetësim.

Ndryshimet e propozuara në nivelin e akcizës janë:

Artikulli (zëri) Shtesa/Akciza
Kafe e papjekur 30 lekë/kg
Nafta virgine 50 lekë/litri
Vajguri 20 lekë/litri
Solar, mazut 20 lekë/kg
Etilen, benzen, 20 lekë/kg
Toluol, ksilol 37 lekë/kg
Ambalazhi plastik 100 lekë/kg
Ambalazhet e qelqit 10 lekë/kg
Goma të reja 20 lekë/kg
Goma të riveshura 40 lekë/kg
Goma të përdorura 100 lekë/kg
Ambalazh i përzier 20 lekë/kg
Pilat dhe bateritë primare të kreut 200 lekë/kg
Akumulatorët elektrikë 20 lekë/kg

19 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›