E Shtunë, 31 Tetor 2026

BSH shkeli ligjin, transferoi 2.2 miliardë lekë fitime te qeveria



Në tremujorin e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë ka transferuar 2.2 miliardë lekë nga fitimet e veta të projektuara për vitin 2010 te Ministria e Financave, pavarësisht se në axhendën e buxhetit të shtetit, kjo shumë ishte programuar të disbursohej më vonë. Lajmi bëhet i ditur nga bilanci i qeverisë që u publikua së fundmi. Qeveria pati planifikuar të tërhiqte vetëm 200 milionë lekë nga fitimet e BSH-së deri në fund të muajit mars, por vendosi të tërheqë 2.4 miliardë lekë, duke e realizuar planin në masën 1200%. Fitimet e BSH-së sigurohen nga emisioni monetar, si dhe nga interesat e kredive që kjo bankë u jep bankave të tjera. MF-ja i përfiton këto fitime për të mbuluar shpenzimet e veta të zakonshme. Gjatë këtij viti është parashikuar që BSH-ë t’i transferojë MF-së 6 miliardë lekë fitime. Shkaku i transferimit të fitimeve para kohe është thjesht vështirësia financiare e qeverisë, e krijuar nga ritmi i dobët i të ardhurave dhe shpenzimeve në rritje.

Junker: “Jam i shqetësuar nga rënia e Euros”

Jean-Claude Juncker, kreu i grupit të ministrave të Financave të zonës euro, deklaroi ditën e hëne se ishte i shqetësuar nga shpejtësia përmes të cilës po ulej norma e shkëmbimit të euros gjatë kohëve të fundit. "Do të vëzhgojmë nga afër zhvillimet në tregje valutore dhe do të zhvillojmë bisedime mbi këtë. Nuk jam i shqetësuar nga norma e shkëmbimit valutor aktual, por nga shpejtësia me të cilën norma e shkëmbimit valutor është ulur", deklaroi ai në Bruksel. Ai i bëri këto deklarata në një takim të ''Eurogrup'', forumi i ministrave të Financave të zonës euro. Euro pësoi rënie të fortë ditën e hënë deri në 1.223,5 dollarë, niveli më i ulët i euros prej katër vitesh.

19 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›