Komisioni Europian adreson 170 pyetje për situatën aktuale politike
Ministrja e Integrimit konfirmon se pyetjet janë për politikën
Eljona Ballhysa
Pas dorëzimit të përgjigjeve të Pyetësorit, Komisioni Europian i ka adresuar qeverisë shqiptare 170 pyetje të reja shtesë që kanë të bëjnë me situatën aktuale politike në vend. Në një moment kur vendi ndodhet në një krizë politike që vazhdon prej shumë muajsh, Komisioni Europian, që ka nisur të shqyrtojë dosjen për statusin e kandidatit për Shqipërinë, kërkon më shumë informacion nga qeveria rreth situatës politike, rreth funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, mënyrës së ngritjes dhe funksionimit të komisioneve hetimore, si dhe informacione të tjera që lidhen me Kodin Penal dhe ngritjen e Komisionerit për Antidiskriminimin. Të gjitha përgjigjet e këtyre pyetjeve duhet të dërgohen në KE brenda datës 10 qershor. Por, përveç 170 pyetjeve të reja që janë të orientuara për situatën politike, Komisioni Europian i ka dërguar qeverisë shqiptare rreth 700 pyetje shtesë për të sqaruar përgjigjet e dhëna në Pyetësorin e dërguar në KE. Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, këtë e cilëson si një proces normal të KE-së, madje, sipas saj, është pozitiv ky fakt, pasi tregon se dosja shqiptare po shqyrtohet dhe nuk është lënë në sirtarët e Brukselit.
Shpjegimi
“Kërkesat nga Komisioni Europian, që kanë mbërritur para tri ditësh, në total numërohen në rreth 700. Ato kërkojnë informacion shtesë më të detajuar rreth përgjigjeve të dhëna në Pyetësor, plus disa pyetje të identifikuara si të reja, që janë rreth 170 dhe që lidhen me zhvillimet e fundit politike në vend”, - ka bërë të ditur ministrja e Integrimit, Bregu. Në këtë kuadër, Bregu informoi se Komisioni Europian kërkon sqarime përsa u takon vendimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me objektin e hetimit të komisioneve hetimore parlamentare; po ashtu kërkohet informacion për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kërkohet Kodi Penal shqiptar në gjuhën angleze, informacion për Komisionerin Antidiskriminim, për ndarjen e detyrimeve në zyrën e Agjencisë së Prokurimit Publik etj. Ministrja Bregu tha se pala shqiptare priste nga zyrtarët europianë kërkesa për informacion shtesë, gjë që, sipas saj, është vlerësim i një ritmi konstant të marrëdhënieve Shqipëri-BE. “Informacioni shtesë është një element i vlerësimit që ky proces të mos ngecet dhe në fakt procesi po ecën. Përgatitja e Opinionit nga KE-ja, për t’iu drejtuar më pas Këshillit të Ministrave të BE-së, po procedon dhe kjo do të thotë që dosja shqiptare nuk është një dosje e mbyllur, e harruar për t’u shqyrtuar më vonë. Besoj se kjo është e gjithë simbolika e kësaj marrëdhënieje konstante europiane”, - theksoi më tej ministrja e Integrimit. Pyetësori që KE-ja i ka dorëzuar Shqipërisë është një praktikë normale që ky organizëm i dërgon çdo vendi që aplikon për statusin e vendit kandidat për në BE. Ky dokument i rëndësishëm që përmban 2284 pyetje, të ndara në 35 kapituj, iu dorëzua qeverisë shqiptare më 16 dhjetor 2009 nga ambasadori i Delegacionit të KE-së në Tiranë, Helmuth Lohan, një muaj pas vendimit të 27 vendeve të BE-së për marrjen në shqyrtim të kërkesës së palës shqiptare. Përgjigjet e Pyetësorit të Komisionit Europian, që u dërguan më 14 prill në Bruksel nga qeveria shqiptare, përbëjnë bazën për vlerësimin e Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
19 Maj 2010