E Diel, 1 Nëntor 2026

Tre kandidatët marrin pjesë në seancën dëgjimore në Komisionin e Ligjeve



theksin në profesionalizmin dhe integritetin e punës së tyre.
Të pyetur se ç’mendojnë lidhur me bojkotin që opozita i ka bërë Kuvendit dhe komisioneve parlamentare, tre kandidatët refuzuan të bëjnë komente politike. Ndërsa përsa i përket përzgjedhjes së tyre nga Presidenti si kandidatë për vendet vakante, ata u shprehën se procesi ishte transparent, se Presidenti është konsultuar me grupe interesi dhe se përzgjedhja e tyre është bërë në sajë të profesionalizmit dhe integritetit të tyre. Pas seancës dëgjimore, Komisioni i Ligjeve i kalon tre dekretet e Topit për miratim në seancë parlamentare, pa dhënë asnjë sugjerim konkret nëse ata duhen votuar apo jo. Tre kandidatët e dekretuar nga Presidenti do të votohen me votim të fshehtë në seancë parlamentare, ndërkohë që atyre iu duhet një shumicë e thjeshtë votash për t’u miratuar. Dekretimi i tre anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese vjen disa javë pas konsultimeve që presidenti Topi zhvilloi me një grup ekspertësh ligjorë.
Nuk dihet ende nëse PD-ja do t’i miratojë apo jo dekretet e Topit. Kjo për faktin se
kandidatura e Altina Xhoxhajt u rrëzua në 2008-n nga maxhoranca kur ajo u propozua nga Topi si anëtare për Gjykatën e Lartë. Maxhoranca ka rrëzuar më parë dhe kandidaturën e Bashkim Dedës, po në 2008-n, kur Presidenti i dekretoi së bashku me Adriatik Llallën si kandidat për postin e inspektorit të Përgjithshëm të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive.

Presidenti Topi vlerësohet me titullin “Simbol i vlerave humane”

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, mori pjesë dje në veprimtarinë e organizuar me rastin e 20 majit, Ditës Kombëtare në Ndihmë të Jetimëve. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë, Ilir Çumani, i dorëzoi presidentit Topi titullin “Simbol i vlerave humane” në shenjë vlerësimi dhe respekti të madh për gjithë mbështetjen që kreu i shtetit ka dhënë përgjatë gjithë veprimtarisë së tij institucionale për sensibilizimin e shoqërisë për përkushtim dhe vëmendje ndaj nevojave të komunitetit të jetimëve shqiptarë. Në motivacionin e këtij titulli nderi çmohet Presidenti i Republikës, Bamir Topi “Për merita të veçanta, si mbrojtës, frymëzues i denjë, mbështetës aktiv i aspiratave të njerëzve të varfër dhe të pambrojtur, për mesazhe të qarta dhe kontributin e tij të çmuar në krye të shtetit për krijimin e një klime të shëndetshme dhe paqeje të gjerë sociale, në dobi të shtresave në nevojë, veçanërisht të fëmijëve jetimë”. Për këtë nderim, presidenti Topi iu drejtua të pranishmëve në sallë me fjalët: “Veprimi i fundit, natyrisht, u duk si shkëmbimi i letrave kredenciale, por unë e ndiej që nuk ka të krahasuar misioni i pedagogëve, i edukatorëve, i institucioneve, ndërsa pjesa ime është shumë modeste, është pjesë e këtij angazhimi institucional, por në radhë të parë njerëzor, për këtë kategori fëmijësh, për të cilët e gjithë shoqëria duhet të jetë e ndjeshme”, - është shprehur Topi.

19 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›