E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Në gjah” për 500-she euro false

01/11/2011  Elementët e sigurisë, si ta dallojmë 500-shen e vërtetë. Metodat e falsifikimit

Linja e prodhimi të euros false dhe shpërndarja. Sasia e kapur nga policia

Mariglen Mullai

TIRANË- Prej vitesh Policia e Shtetit vijon “gjuetinë” ndaj falsifikatorëve të parasë, por mjeshtrat që bëjnë të duket e vërtetë një 500-she euro mbeten të gjurmuarit VIP. Antikrimi Ekonomik “u ka shpallur luftë” atyre, duke i gjurmuar që prej “strofkës” ku falsifikojnë prerjen maksimale të valutës së përbashkët evropiane (dyshimet mbeten tek Kamorra në Napoli të Italisë, Bullgari dhe Maqedoni), për t’i ndjekur në linjat përcjellëse (Maqedoni, Kosovë, Mali i Zi, Shqipëri, etj) dhe për ta përfunduar ndjekjen tek shpërndarja, pra atje ku gjendet hapësira për ta hedhur në qarkullim. Një element dallues i kësaj prerjeje është se në anën e pasme në të djathtë poshtë bankënota ndryshon ngjyrën nga rozë e purpurt në jeshile ulliri ose kafe. Tjetër element dallues është se gjatë vështrimit në dritë bëhet e dukshme një vijë. Për shkak të vlerës së madhe të kësaj kartëmonedhe, Policia Shqiptare i ka dhënë prioritet mbylljes së shtigjeve për ta hedhur në qarkullim në vendin tonë 500-shen euro të falsifikuar dhe për këtë po shkëmben informacion të vazhdueshëm me policitë e tjera evropiane. Merret me mend që gjurmimi i falsifikimit të 500-shes euro shkon në linjë të plotë me ndjekjet për falsifikimin e çdo lloj valute tjetër, qoftë prerje tjetër euro, 50, 100, 20, etj apo dollarë, lekë shqiptare, etj. Deri më tani në Shqipëri nuk është zbuluar ndonjë bazë falsifikimi. Nga kartëmonedhat e eurove false të kapura në Shqipëri deri në fund të vitit të kaluar rezulton se rreth 77 për qind e tyre kanë hyrë nga Maqedonia, 22 për qind nga Italia, një për qind nga Mali i Zi dhe në ndonjë rast kjo valutë ka hyrë edhe nga emigrantët. Deri tani janë sekuestruar vetëm 4 copë 500-së euro false. Sipas ekzaminimeve, metodat e falsifikimit të euros janë: me anë të fotokopjimit, e dyta me printim dhe e treta është metoda Offset.

500-she të kapura

Për herë të parë 500 euro false u kapën gjatë vitit 2008, ku policia ka mundur të sekuestrojë 2 copë të prerjes 500 euro. Në vitin 2009 u kap një copë e prerjes 500 euro dhe në vitin 2010 u bllokua 1 copë e prerjes 500. Gjatë këtij viti nuk ka asnjë rast. Në të gjitha rastet valuta kishte hyrë nga Maqedonia. Ndërkaq, policia kosovare ka zbuluar disa baza të mëdha, ku mes të tjerave falsifikoheshin edhe 500-she euro.

3 metodat e falsifikimit

Ekspertët e Antikrimit Ekonomik thonë se metodat e falsifikimit të euros janë 3 lloje. E para është me anë të fotokopjimit, e dyta me printim dhe e treta është metoda Offset. Kjo e fundit cilësohet si metoda kryesore e falsifikimit të monedhës euro. Vitet e fundit është rritur cilësia e falsifikimit, si dhe është përmirësuar cilësia e falsifikimit, pasi përdoren holorame të cilësisë së lartë, mikrotekstet dhe elementët fluoreshentë.

Furnizuesit me euro false

Nga viti 2002, kur u kap kartëmonedha e parë false e deri vitin e kaluar janë sekuestruar 204 mijë e 546 euro të falsifikuara, të prerjeve të ndryshme që kanë hyrë nga kufijtë lindorë të vendit. Prerjet më të preferuara janë ato 20-ëshe, 50-ëshe dhe 100-ëshe, por përdoren edhe 200-ëshe apo 500-ëshe. Prodhohen në Itali, Maqedoni e Bullgari dhe hyjnë në Shqipëri nëpërmjet kufijve lindorë, si dhe nga emigrantët shqiptarë.

Historiku luftës kundër falsifikimit

Për shkak të rendit analfabetik, Ahmet Zogu, ishte i pari politikan botëror që firmosi në vitin 1929 në Gjenevë Konventën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Monedhave nga Falsifikimi. Gjatë viteve të diktaturës askush nuk guxoi të fuste kartëmonedhë false. Edhe mbërritja e sistemit demokratik nuk shënoi ndonjë arritje në luftën ndaj këtij fenomeni, derisa në vitin 1998, u krijua shërbimi i specializuar i Antikrimit-Ekonomiko-Financiar.

Elementët dallues të 500-shes. Informacion nga një Bankë Kombëtare e BE-së

Spezialfolienelement. Beim kippen der banknote erscheint als Hologramm je nach Betrachtungsëinkel ein Architektrurdetail oder die Wertzahl

Një element i veçantë që ka kjo kartëmonedhë është se duket si një hologramë, në varësi të këndvështrimit arkitekturor apo vlerës.

Auf der Ruckseite. Optisch varialbe Farbe Auf der Ruckseite der Banknote verander sich beim Kippen die Farbe der Wertzahl rechts unten von purpurrot zu olivgrun oder braun

Në anën e pasme ngjyra është optikisht variabël. Në anën e pasme në të djathtë poshtë bankënota ndryshon ngjyrën nga rozë e purpurt në jeshile ulliri ose kafe.

Sicherheitsfaden. In der Durchsicht wird eine dunkle Linie sichtbar

Fije të sigurisë. Gjatë vështrimit në dritë do të bëhet e dukshme një vijë.

Durchsichtsregister. Das Druckbilddetail erganzt sich in der Durchsicht zur ganzen Wertzahl

Regjistri i inspektimit. Detajet e imazhit të bankënotës plotësohen gjatë inspektimit në të gjithë vlerën.

Tiefdruck. Eine Teile auf der Vorderseite sind im Tiefdruckverfahren gedruckt das ein fuhbares Relief erzeugt

Thellësia e printimit. Një pjesën e anës së përparme janë shtypur elementet e spikatura të prekjes që përfshijnë akronimin e Bankës Qendrore Evropiane (BCE, ECB, EZB, EKT, EKP).

Wasserzeichen. In der Durchsicht erscheint sowohl ein Architektrurdetail als auch die Wertzahl

Mbrojta nga uji. Gjatë inspektimit të kartëmonedhës, kjo pjesë e saj nuk depërtohet nga uji.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›