Vidheshin kabujt e ujësjellësit, në kërkim drejtori
01/11/2011 Baftjar Gropa në kërkim, i dyshuar për vjedhje të ndërmarrjes me 6 vartës
Herë e përsëritur, pa ujë të pijshëm 60 mijë banorë të Patosit
PATOS- Ndodh edhe kështu. Rrallë, por gjithsesi ndodh. Ndodh që hajduti të thërrasë: Kapeni hajdutin”, ndërkohë që askujt nuk i ka shkuar ndër mend që ai që fliste në media, për vjedhje të kabullit dhe lënie pa ujë të 60 mijë banorëve të qytetit të vet dhe Cakranit, të ketë pasur vet gisht.
“Drejtori i Ujësjellësit lë pa ujë një qytet të tërë dhe këtë gjë e bënë në mënyrë të përsëritur, duke organizuar vartësit e tij në një vjedhje masive të ndërmarrjes që drejton”. Të paktën, ky është konstatimi i një hetimi disamujor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit, të vjedhjes së telave të bakrit linjës që furnizon me energji elektrike stacionin e pompave të ujit të pijshëm të qytetit të Patosit. Edhe dy ditë më parë, në orët e para të mëngjesit të së dielës, dy persona, Pëllumb Nazëraj dhe Nuri Velaj, banor të fshatit Varibop, u arrestuan në flagrancë teksa kishin vjedhur rreth 250 metra kabull. Kjo ka qenë vjedhja e fundit e grupit të dyshuar të përbërë nga tetë persona, që të gjithë punonjës të Ndërmarrjes së Ujësjellësit të Patosit. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Fierit, të cilat sqaruan se si të dyshuar për këtë vjedhje masive dhe të përsëritur janë vënë në pranga katër persona, një është shpallur në kërkim dhe tre po hetohen në gjendje të lirë. Sipas burimeve të bluve, vjedhja dyshohet të ketë qenë e mirëorganizuar dhe të jetë përsëritur disa herë. Hetuesit kanë ngritur dyshimet se qenë drejtuesi i ujësjellësit, 44-vjeçari Baftjar Gropa ka pasur dijeni mbi këtë vjedhje. Madje policia dyshon se ai ka qenë “truri” i gjithë kësaj vjedhje, theksojnë burimet e policisë. Dyshohet se ai bashkëpunonte me vartësit e tij, të cilët i kryenin vjedhjet në terren. Ndërsa më pas kujdesej që ndërmarrja të kryente blerje të sasive të kabullit të vjedhur. Burimet pohojnë se kjo gjë dyshohet të jetë përsëritur disa herë, ku kabulli i vjedhur vendosej sërish për t’u vjedhur nga po ata që e kishin grabitur më parë. Dy ditë më parë vetë kreu i ujësjellësit Gropa doli në deklaratë për mediat ku denoncoi rastet e vjedhjes, teksa u shpreh se policia duhet të gjej autorët e kësaj ngjarjeje. A. Damini