E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtrimi, denoncim për 77 mijë euro

Pronari i një banese është dërguar për ndjekje penale nga
policia e Tiranës, pasi ndaj tij është depozituar një kallëzim
penal për mashtrim. Sipas policisë, Ilir Jegeni është denoncuar
se ka mashtruar me shitjen e një shtëpie me vlerë mbi 77 mijë
euro. Burimet zyrtare të policisë thanë se seksioni kundër krimit
ekonomik e financiar, dje dërgoi materialet në prokurori për në
gjendje të lirë, në ngarkim të Ilir Jegenit, 45 vjeç, lindur dhe banues
në rrugën "Hoxha Tasim". Sipas të dhënave hetimore, ndaj tij
ka bërë kallëzim Ermira Bodinaku, 47 vjeçe, lindur dhe banuese
në rrugën "Mihal Grameno", ku sipas saj, shtetasi i lartpërmendur
e ka mashtruar, duke i shitur një apartament banimi me vlerën e
77500 euro, ku më pas ka rezultuar se ky apartament i është
shitur më parë një shtetasi tjetër. Policia tha se për këtë rast po
kryhen verifikimet, ndërkohë që materialet i kanë kaluar për veprime
të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›