E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbarimi në Fier, me "bilanc" negativ

Bilanci i vendimeve të ekzekutuara
nga Zyra e Përmbarimit
në Fier për vitin 2008 paraqitet
e ulët, megjithëse ekzekutimi i vendimeve
krahasuar me vitin 2007 rezulton
i rritur në shifra. Kreu i kësaj
zyre, Pëllumb Isufaj, bën të ditur se
nga një numër prej 900 dosjesh në
total, të dërguar në Përmbarim për
vitin 2008 janë ekzekutuar vetëm 200,
ndërsa pjesa tjetër është pezulluar,
pushuar ose është në proces
ekzekutimi. "Edhe pse ka numër të
vogël dosjesh të ekzekutuara, në krahasim
me ato që janë depozituar një
vit më parë, ky numër është më i lartë
për vitin 2008", ka thënë kreu i Zyrës
së Përmbarimit në Fier, Pëllumb Isufaj.
Por, nga ana tjetër, kjo shifër është
shumë larg numrit të dosjeve të
ardhura për ekzekutim pranë Përmbarimit.
Kryepërmbaruesi i Fierit deklaron
gjithashtu se në këtë numër
dosjesh përfshihen edhe pensionet
ushqimore për familjet e divorcuara,
të cilat kanë një afat ekzekutimi disavjeçar
dhe të vazhdueshëm.
Megjithatë, duke hequr këto vendime
që ekzekutohen në periudha të
vazhdueshme kohore, numri i
dosjeve të dërguara në Përmbarim
mbetet akoma më i lartë krahasuar
me ato të ekzekutuara. Janë mbi 700
dosje që iu dërguan Përmbarimit nga
Gjykata e Fierit për ekzekutim, të cilat
në pjesën më të madhe lidhen me pasurinë
e debitorëve. Problematika e
ekzekutimit të vendimeve nga zyra e
Përmbarimit është një debat që zhvillohet
në nivel ligjor dhe infrastrukturor.
Pika e fortë dhe e dobët njëkohësisht
e Përmbarimit mbetet autoriteti
që i jep ligji këtij institucioni për
të detyruar subjekte të ndryshme të
paguajnë detyrimet përkatëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›