Prençi: 80 vrasës shqiptarë kanë pasaporta britanike
Britania e Madhe po bëhet
një vend popullor për
qëndrimin e të huajve të
akuzuar e të hetuar për
krime të ndryshme. Këtë e konstaton
shtypi anglez i ditës së
djeshme,("Daily Telegraf") i cili mes
të tjerash thekson se 100 kriminelë
shqiptarë strehohen në këtë vend,
edhe pse Interpoli i ka në listat e
personave të kërkuar. Britania është
bërë kështu një destinacion i
preferuar për azil i shumë personave,
që janë akuzuar e dënuar për
vrasje në vendet e tyre. Pjesa më e
madhe e kriminelëve janë dënuar
në Shqipëri, ndërkohë lëvizin me
identitet të rremë, duke u pajisur
me pasaporta britanike. Rrugët e
mbërritjes kanë qenë të ndryshme.
Kanë përdorur emra të rremë dhe
dokumente false për të kërkuar azil.
Shpesh hiqen si të dëbuar gjatë
luftës së Kosovës. Skandali, sipas
mediave, doli në dritë kur nga shefi
i policisë shqiptare, Ahmet Prençi
ka theksuar se 100 kriminelë që
kërkohen në Shqipëri, janë të strehuar
në Britani.
Shefi i policisë shqiptare, Ahmet
Prençi, ka deklaruar dy net
më parë se gjykatat britanike po
pengojnë forcat policore për të ekstraduar
të dënuarit shqiptarë.
"Ne kemi bërë një listë të shqiptarëve,
të cilët fshihen në
Mbretërinë e Bashkuar. Janë rreth
100 kriminelë, ku pothuajse 80% e
tyre janë të kërkuar për vrasje dhe
janë dënuar me formë të prerë", ka
thënë Ahmet Prençi. Më tej, kryepolici
shqiptar shtoi se ata kanë
përfituar nënshtetësi britanike, në
vend që policia shqiptare t‘i ekstradojë
për të vuajtur dënimin në
vendin tonë. Sipas informacioneve,
"Home Office" është vënë në
dijeni të identiteteve dhe të shkuarës
së këtyre njerëzve, ku
shumë prej tyre janë hequr sikur
ishin arratisur gjatë konfliktit në
Kosovë dhe pretendojnë se do të
shkelen të drejtat e njeriut nëse ata
kthehen mbrapsht. "Na vjen keq
që gjykatat përsërisin refuzimin e
ekstradimeve për këta njerëz. Nuk
ka arsye pse një qytetar që është
përfshirë në një krim, të mos
ndëshkohet", ka ritheksuar kreu i
policisë shqiptare.
Grupet e ndryshme në Angli e
vlerësojnë këtë fakt si një evidencë
për falimentimin e sistemit të azilit
në Britaninë e Madhe. Andreu
Green nga zyra e emigracionit
thotë se "është problem serioz që
njerëzit e akuzuar, ose thjesht të
përfshirë në krime të rënda,
shumë lehtë përfitojnë azil në Britani".
Një zëdhënës i "Home Office"
tha se "investigimet nga
agjencitë për respektimin e ligjit
britanik tregon se vetëm një
pjesë e kriminelëve të menduar
nga autoritetet shqiptare që janë
këtu, ndodhen aktualisht në
Mbretërinë e Bashkuar". Kjo
pjesë e mbetur, tashmë është në
listën e kërkimit dhe në kompjuterin
kombëtar të policisë dhe
disa çështje janë në proces ekstradimi.
"Çfarë ndodhi dhjetë vjet më
parë, nuk mund të ndodhë tani.
Ne po kalojmë periudhën më të
mirë për sigurinë e kufirit, duke
forcuar goditjen ndaj ilegalitetit
në Britani. Tashmë, çdo aplikanti
për vizë i merren shenjat e gishtave
dhe detajet biometrike kontrollohen
në bazën tonë të të
dhënave para se ata të hipin në
një avion. Ne nuk do të lejojmë
abuzime me sistemin tonë të emigracionit.
Nëse dikush ka marrë
nënshtetësi me mashtrim, për
shembull duke treguar një kombësi
të rreme, ligji na lejon që
këtë person ta kthejmë mbrapsht
dhe një gjë të tillë do ta bëjmë",
deklaruan autoritetet angleze.
një vend popullor për
qëndrimin e të huajve të
akuzuar e të hetuar për
krime të ndryshme. Këtë e konstaton
shtypi anglez i ditës së
djeshme,("Daily Telegraf") i cili mes
të tjerash thekson se 100 kriminelë
shqiptarë strehohen në këtë vend,
edhe pse Interpoli i ka në listat e
personave të kërkuar. Britania është
bërë kështu një destinacion i
preferuar për azil i shumë personave,
që janë akuzuar e dënuar për
vrasje në vendet e tyre. Pjesa më e
madhe e kriminelëve janë dënuar
në Shqipëri, ndërkohë lëvizin me
identitet të rremë, duke u pajisur
me pasaporta britanike. Rrugët e
mbërritjes kanë qenë të ndryshme.
Kanë përdorur emra të rremë dhe
dokumente false për të kërkuar azil.
Shpesh hiqen si të dëbuar gjatë
luftës së Kosovës. Skandali, sipas
mediave, doli në dritë kur nga shefi
i policisë shqiptare, Ahmet Prençi
ka theksuar se 100 kriminelë që
kërkohen në Shqipëri, janë të strehuar
në Britani.
Shefi i policisë shqiptare, Ahmet
Prençi, ka deklaruar dy net
më parë se gjykatat britanike po
pengojnë forcat policore për të ekstraduar
të dënuarit shqiptarë.
"Ne kemi bërë një listë të shqiptarëve,
të cilët fshihen në
Mbretërinë e Bashkuar. Janë rreth
100 kriminelë, ku pothuajse 80% e
tyre janë të kërkuar për vrasje dhe
janë dënuar me formë të prerë", ka
thënë Ahmet Prençi. Më tej, kryepolici
shqiptar shtoi se ata kanë
përfituar nënshtetësi britanike, në
vend që policia shqiptare t‘i ekstradojë
për të vuajtur dënimin në
vendin tonë. Sipas informacioneve,
"Home Office" është vënë në
dijeni të identiteteve dhe të shkuarës
së këtyre njerëzve, ku
shumë prej tyre janë hequr sikur
ishin arratisur gjatë konfliktit në
Kosovë dhe pretendojnë se do të
shkelen të drejtat e njeriut nëse ata
kthehen mbrapsht. "Na vjen keq
që gjykatat përsërisin refuzimin e
ekstradimeve për këta njerëz. Nuk
ka arsye pse një qytetar që është
përfshirë në një krim, të mos
ndëshkohet", ka ritheksuar kreu i
policisë shqiptare.
Grupet e ndryshme në Angli e
vlerësojnë këtë fakt si një evidencë
për falimentimin e sistemit të azilit
në Britaninë e Madhe. Andreu
Green nga zyra e emigracionit
thotë se "është problem serioz që
njerëzit e akuzuar, ose thjesht të
përfshirë në krime të rënda,
shumë lehtë përfitojnë azil në Britani".
Një zëdhënës i "Home Office"
tha se "investigimet nga
agjencitë për respektimin e ligjit
britanik tregon se vetëm një
pjesë e kriminelëve të menduar
nga autoritetet shqiptare që janë
këtu, ndodhen aktualisht në
Mbretërinë e Bashkuar". Kjo
pjesë e mbetur, tashmë është në
listën e kërkimit dhe në kompjuterin
kombëtar të policisë dhe
disa çështje janë në proces ekstradimi.
"Çfarë ndodhi dhjetë vjet më
parë, nuk mund të ndodhë tani.
Ne po kalojmë periudhën më të
mirë për sigurinë e kufirit, duke
forcuar goditjen ndaj ilegalitetit
në Britani. Tashmë, çdo aplikanti
për vizë i merren shenjat e gishtave
dhe detajet biometrike kontrollohen
në bazën tonë të të
dhënave para se ata të hipin në
një avion. Ne nuk do të lejojmë
abuzime me sistemin tonë të emigracionit.
Nëse dikush ka marrë
nënshtetësi me mashtrim, për
shembull duke treguar një kombësi
të rreme, ligji na lejon që
këtë person ta kthejmë mbrapsht
dhe një gjë të tillë do ta bëjmë",
deklaruan autoritetet angleze.