E Shtunë, 31 Tetor 2026

I sëmuri mendor kërcënon familjen për herë të tretë

Një person me probleme
mendore është bërë sërish
objekt i policisë, pasi ka
kërcënuar familjen e tij, i cili edhe
më parë kishte tentuar t‘i vriste me
thikë. Bëhet fjalë për Dali Gjicin, i
cili pak kohë më parë u arrestua nga
policia se kishte tentuar të vriste
familjarët. Burimet policore bënë të
ditur se këtë radhë ai ka kërcënuar
babanë dhe vëllain, të cilët kanë
kërkuar ndihmën e policisë. Sipas
të dhënave hetimore, ngjarja ka
ndodhur dy ditë më parë tek Instituti
Bujqësor i Kamzës. Burimet nga
uniformat blu bënë të ditur se rreth
orës 18:00, 38-vjeçari kishte shkuar
në banesë dhe kishte nisur të fyente
dhe kërcënonte se do vriste
babanë, Halit Gjici dhe vëllain, Flamurin.
Në këto kushte, familja ka
kërkuar ndihmën e policisë, duke e
ditur se në rastet e krizës, ai bëhej
tejet i dhunshëm. Policia tha se
menjëherë ka shkuar në vendngjarje
dhe familjarët e tij kanë vendosur
që ta dërgojnë atë në Spitalin
Psikiatrik për kurim. Sipas policisë,
ky person edhe më parë ka kërcënuar
për të vrarë familjarët e tij. Në
korrik të vitit që shkoi, familja denoncoi
se ai kërcënonte me thikë
çdo natë. Pas denoncimit, Dali Gjici
u arrestua nga policia. Në atë kohë,
38-vjeçari Dali Gjici, sipas burimeve
zyrtare, u kap në flagrancë në shtëpinë
e tij për shkak se me thikë
kishte kërcënuar pjesëtarët e familjes
së tij. Gjatë momentit të arrestimit
atij iu gjet edhe thika, me
të cilën kishte kryer kërcënimin dhe
iu sekuestrua si provë materiale.
Gjici ka qenë edhe më parë i proceduar
për "vrasje të mbetur në tentativë",
ndërsa do të akuzohet sërish
për të njëjtën akuzë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›