Ankesat për mbivendosje, kryeregjistruesi përcakton pronarin e tokës
Laureta Rryçi
Kryeregjistruesi shqyrton ankesat e qytetarëve për mbivendosjet e pronave. Pas vendimeve në zyrat hipotekore të qyteteve ku dhe ndodhet prona, ankesat kanë mbërritur në Zyrën Qendrore në Tiranë. Gazeta “Albania” po boton emrat e palëve që janë në konflikt me pronat dhe vendimin e kryeregjistruesit për secilën ankesë. Ankesat kanë ardhur nga qytete të ndryshme të vendit, duke vërtetuar dhe një herë gjeografinë e problemit të titujve të pronësisë në vendin tonë. Pak kohë më parë, kreu i Zyrës Qendrore të Pasurive të Paluajtshme, Arben Qirjako, dha alarmin se me regjistrimin e pronave ishte abuzuar duke krijuar kështu dhjetëra mbivendosje. Sipas këtij urdhri, në të gjitha rastet ku figuron se pasuria e fituar me “Akt të marrjes së tokës në pronësi” figuron e regjistruar në regjistrat e zyrës së regjistrimit, mbi bazën e dublikatës do të pezullohet deri në verifikimin nga ana e regjistruesit për përputhshmërinë e aktit me të cilin është bërë regjistrimi. Kjo përputhshmëri përfshin Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi të së njëjtës familje bujqësore, nëse ndodhet në zyrën e regjistrimit, si dhe të dhënat që tregojnë dokumentet e tjera mbi bazën e të cilave është lëshuar ky akt. Pas këtij urdhri, në çdo rast që do të paraqitet në ZVRPP për regjistrim me dublikata, regjistruesi duhet të refuzojë këtë regjistrim. Një kopje e këtij urdhri është afishuar në ambientet e brendshme dhe të jashtme të ZVRPP-ve, një kopje u është dërguar qarqeve, komunave, bankave të nivelit të dytë që operojnë në treg, si dhe rast pas rasti personave të interesuar. Ndërkohë, qeveria miratoi vetëm pak kohë më vonë një ligj që përcaktoi me detaje procedurën që do të ndiqej nga zyrat e hipotekës për të fshirë të gjitha regjistrimet me mbivendosje.
****Vendimi Nr. 09, datë 26.05.2008 i regjistruesit të ZVRPP-së Lezhë, që u përket subjekteve.
Kërkues: Avdulla Dashja, me adresë: “Bardullush”, Shkodër
Kundër: Dedë Ndue Doda, me adresë “Fshati Mabe”, Lezhë
Objekti: Fshirje të regjistrimit të pasurisë me nr. 6/1, të regjistruar në Volumin 3, faqe 50, ZK 2544 me përshkrimin “Tokë arë me sipërfaqe 1234 m2, në favor të Dedë Doda.
Vendimi i Kryeregjistruesit: a) Pezullimin e shqyrtimit të Vendimit nr.09, datë 26.05.2008 të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Lezhë me objekt : a. Fshirjen e regjistrimit të kryer për pasurinë nr. 6/1, ZK 2544 në volumin 3, faqe 50 në favor të Dedë Doda, deri në shprehjen e qëndrimit të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Lezhë lidhur me ligjshmërinë e AMTP nr. 3933, date 10.05.1995. b) Kufizimin e veprimeve mbi pasurinë 6/1, ZK 2544 në volumin 3, faqe 50 në favor të Dedë Doda , deri në shprehjen e qëndrimit te Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Lezhë, lidhur me ligjshmërinë e AMTP nr. 3933, date 10.05.1995. c) Vendimi hartohet në (7) kopje.
(2 kopje qëndrojnë në protokollin e institucionit, 1 kopje dërgohet regjistruesit nga zyra e protokollit, 1 kopje i dërgohet menjëherë subjektit nga zyra e protokollit, 1 kopje pranë Avokaturës së Shtetit dhe 1 kopje KVVT Qarkut Lezhë). ç) Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 30 ditëve nga dita e njoftimit të tij pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së rrethit gjyqësor Tiranë.
****Vendimin: nr. 14 datë 12.12.2008 i Regjistruesit të ZVRPP, Tiranë që i përket subjektit/subjekteve.
Kërkues: Fatmir Ferit Imami, me adresë Rruga e Elbasanit, nr. 26, Tiranë
Kundër: Trashëgimtarëve të Simo Simonidhi Shoqëria “Eurovini” me adresë Rr. “ Ismail Qemali”, Pall. 34/1
Objekt i Vendimit nr. 14 datë 12.12.2008; Fshirje e pjesshme të pasurisë nr. 2/124 për pjesën 1/2 ideale të truallit nën ndërtesë me sipërfaqe 116 m2 nga sip. totale e truallit prej 1102 m2 të regjistruar në vol. 12, faqe 144, ZK 8160.
Vendimi i Kryeregjistruesit: Miratimin e Vendimit nr. 14 datë 12.12.2008 të Regjistruesit të ZVRPP, Tiranë duke urdhëruar; Fshirjen e pjesshme të regjistrimit të kryer në vol.12, faqe 144, ZK 8160 përsa i përket truallit mbi të cilin ngrihet pasuria nr. N- 2/267 me sipërfaqe 116 m2 e regjistruar në vol. 28, faqe 89, ZK, për të cilin në bazë të Vendimit nr. 343, datë 30.03.1995 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Bashkia Tiranë është njohur e drejta e bashkëpronësisë në raport 1;2.
në ngarkim të shoqërisë “Eurovini”. c) Vendimi hartohet në (6) kopje.(2 kopje qëndrojnë në protokollin e institucionit, 1 kopje dërgohet regjistruesit nga zyra e protokollit, 1 kopje i dërgohet menjëherë subjektit nga zyra e protokollit, 1 kopje pranë Ministrisë së Drejtësisë.) ç) Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 30 ditëve nga dita e njoftimit të tij pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së rrethit gjyqësor Tiranë.
*****Vendimin: nr. 04, datë 21/05/2008, të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Korçë që i përket subjektit/subjekteve.
Subjekti/subjektet:
Kërkues: Kristaq Kafexhi, Pandeli Face, banues në Lagjja nr. 9, Rr. “1 Maji”, Pall. 15/18, Korçë.
Kundër: Agim Muça, banues në Lagjja ‘’10 Sporti’’, Korçë.
Dhimitraq Minga, banues në Lagjen nr. 12, Rr. ‘’Nesti Balashi’’, Nr. 8, Korçë
Bashkëpronarët Avrami, banues në Korçë.
Me objekt: Fshirje të regjistrimit të pasurisë;•Pjesërisht për pasurinë nr. 3/518, regjistruar në Vol. 19, fq. 72, ZK 8561, me sipërfaqe totale 2400 m2, vetëm për pjesën e mbivendosur me sip. 514.42 m2, regjistruar në emër të Agim Muçës.•Pjesërisht për pasurinë e regjistruar me nr. 111/18 hipotekor, datë 28.10.1999, ZK 8561 me sipërfaqe totale 1438 m2, vetëm për pjesën e mbivendosur me sip. 89.69 m2 regjistruar në emër Kristaq Kafexhi dhe Pandeli Face.•Pjesërisht për pasurinë nr. 3/438, regjistruar në Vol. 16, fq. 48, ZK 8561, me sipërfaqe totale 1265 m2, vetëm për pjesën e mbivendosur me sip. 35.95 m2 regjistruar në emër të Dhimitraq Mingës.
Vendimi i kryeregjistruesit: a)Lënien në fuqi të Vendimit nr. 4, datë 21/05/2008 të Regjistruesit të Zyrës Vendore të Regjistrimit, Korçë dhe miratimin e kërkesës së regjistruesit për; •Fshirje të pjesshme të pasurisë së regjistruar në emër të Agim Muçës me nr. 181 hipotekor, datë 22.02.2001, kaluar në sistem me nr. pasurie 3/518, me sipërfaqe 2400 m2, vol. 19, fq. 72, vetëm për sipërfaqen prej 514.4 m2. •Fshirje të pjesshme të pasurisë së regjistruar ne nr. hipotekor 111/18 datë 28.10.1999 në emër të Kristaq Kafexhi dhe Pandeli Face me sipërfaqe prej 1456 m2, vetëm për sipërfaqen prej 89.69 m2.•Fshirjen e pjesshme të pasurisë me nr. 3/438, të regjistruar ne vol. 16, fq. 48 në emër të Dhimitraq Minga me sipërfaqe 1472 m2, vetëm për sipërfaqen 35.95 m2. b) Këtij vendimi i bashkëlidhet planvendosja sipas shenjave konvencionale përkatëse. c) Vendimi hartohet në (7) kopje. (2 kopje qëndrojnë në protokollin e institucionit, 1 kopje dërgohet regjistruesit nga zyra e protokollit, 1 kopje i dërgohet menjëherë subjektit nga zyra e protokollit, 1 kopje pranë Avokaturës së Shtetit si dhe 1 kopje pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.) ç) Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 30 ditëve nga dita e njoftimit të tij pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së rrethit gjyqësor Tiranë.
***** Vendimi nr. 04, date 02.06.2008 i Regjistruesit të ZVRPP, Kuçovë që i përket subjektit/subjekteve. Kërkues; Qeramedin Stermasi banues në Durrës
Kundër: Flori Brahim MALAJ me adresë, Komuna Perondi, fshati Rreth – Tapi, Kuçovë. Objekti i vendimit nr. 04, date 02.06.2008: Fshirje e regjistrimit të pasurisë nr. 332/14, ne vol.. 6, faqe 88, ZK 3227, Kuçovë. Baza Ligjore: Neni 10, i Ligjit nr. 7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të Paluajtshme” të ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 4, datë 21.11.2007 të KM “Për procedurën e fshirjes së regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin dhe atyre, që krijojnë mbivendosje”.
Vendimi i kryeregjistruesit: I.a) Pezullimin e shqyrtimit të Vendimit nr. 04, datë 02.06.2008 i Regjistruesit të ZVRPP, Kuçovë me objekt fshirjen e regjistrimit të pasurisë; Fshirje e regjistrimit të pasurisë nr. 332/14, në vol.. 6, faqe 88, ZK 3227, Kuçovë. deri në shprehjen e qëndrimit të AKKKP-së dhe Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Berat, lidhur me ligjshmërinë e VKKP nr. 28, date 25.02.1997 dhe AMTP nr. 187, date 15.10.1996, Komuna Perondi, fshati Rreth – Tapi, Kuçovë. b) Kufizimin e veprimeve mbi pasurinë e regjistruar në nr. hipotekor 224 datë 25.02.1997 dhe asaj nr. 332/14, në vol.. 6, faqe 88, ZK 3227, Kuçovë, deri në shprehjen e qëndrimit të AKKKP-së, Tiranë dhe Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Korçë të Prefekturës së Qarkut Berat, përkatësisht lidhur me ligjshmërinë e Vendimit nr. 28, datë 25.02.1997 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Këshilli i Rrethit Berat dhe AMTP nr. 187, datë 15.10.1996, Komuna Perondi, fshati Rreth – Tapi, Kuçovë. c) Vendimi hartohet në (6) kopje.
(2 kopje qëndrojnë në protokollin e institucionit, 1 kopje dërgohet regjistruesit nga zyra e protokollit, nga 1 kopje i dërgohet menjëherë secilit subjekt nga zyra e protokollit, 1 kopje pranë KLSH, 1 kopje Avokaturës së Shtetit, 1 kopje KVV pranë Prefekturës së Qarkut, Berat dhe 1 kopje Ministrisë së Drejtësisë.) ç) Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 30 ditëve nga dita e njoftimit të tij pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
***Vendimi nr. 03, date 02.06.2008 i Regjistruesit të ZVRPP, Kuçovë që i përket subjektit/subjekteve.
Kërkues; Qeramedin Stermasi banues në Durrës
Kundër: Jorgji Jani Prifti me adrese, Komuna Perondi, fshati Rreth – Tapi, Kuçovë. Objekti i vendimit nr. 03, datë 02.06.2008: Fshirje e regjistrimit të pasurisë nr. 332/12, në vol.. 6, faqe 86, ZK 3227, Kuçovë. Baza Ligjore: Neni 10, i Ligjit nr. 7843, datë 13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të Paluajtshme” të ndryshuar dhe Udhëzimit nr. 4, date 21.11.2007 të KM “Për procedurën e fshirjes së regjistrimeve të kryera në kundërshtim me ligjin dhe atyre, që krijojnë mbivendosje”. Pas shqyrtimit të arsyetimit të vendimit, dokumentacionit bashkëlidhur, materialet shkresore të ndodhura në dosjen nr.3672, datë 04.06.2008, nr. 3672/2, datë 21.07.2008, nr. 3672/4, datë 26.08.2008, nr. 6347, datë 03.10.2008 ( hetim administrativ i ZQRPP krijimi i korrespondencës zyrtare me Agjencinë e Kthimit të Pronave dhe Zyrën Rajonale të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qarku Berat si SAMT, pranë këshillit të Qarkut Berat) në zbatim të Ligjit nr.7843, datë 13.7.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar.
Vendimi i kryeregjistruesit: I. a) Pezullimin e shqyrtimit të Vendimit nr. 03, datë 02.06.2008 i Regjistruesit të ZVRPP, Kuçovë me objekt fshirjen e regjistrimit të pasurisë; Fshirje e regjistrimit të pasurisë nr. 332/12, në vol.. 6, faqe 86, ZK 3227, Kuçovë, deri në shprehjen e qëndrimit të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Berat, lidhur me ligjshmërinë e AMTP nr. 131, datë 10.10.1996, Komuna Perondi, fshati Rreth – Tapi, Kuçovë. b) Kufizimin e veprimeve mbi regjistrimin e pasurisë nr. 332/11, në vol.. 6, faqe 85, ZK 3227, Kuçovë, deri në shprehjen e qëndrimit të Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Korçë të Prefekturës së Qarkut Berat, lidhur me ligjshmërinë e AMTP nr. 8913/ 24, datë 31.07.2002. c) Vendimi hartohet në (6) kopje. (2 kopje qëndrojnë në protokollin e institucionit, 1 kopje dërgohet regjistruesit nga zyra e protokollit, nga 1 kopje i dërgohet menjëherë secilit subjekt nga zyra e protokollit, 1 kopje pranë Ministrisë së Drejtësisë.) ç) Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 30 ditëve nga dita e njoftimit të tij pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
******Vendimi nr. 05, date 02.06.2008 i Regjistruesit të ZVRPP, Kuçovë që i përket subjektit/subjekteve.
Kërkues; Qeramedin Stermasi banues në Durrës
Kundër: Arben Laze Karemani me adresë, Komuna Perondi, fshati Rreth – Tapi, Kuçovë.
Objekti i vendimit nr. 05, datë 02.06.2008: Fshirje e regjistrimit të pasurisë nr. 332/21, në vol.7, faqe106, ZK 3227, Kuçovë.
Vendimi i kryeregjistruesit: I. a) Pezullimin e shqyrtimit të Vendimit nr. 05, datë 02.06.2008 i Regjistruesit të ZVRPP, Kuçovë me objekt fshirjen e regjistrimit të pasurisë; Fshirje e regjistrimit të pasurisë nr. 332/21, në vol.7, faqe 106, ZK 3227, Kuçovë deri në shprehjen e qëndrimit të AKKKP-së dhe Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Berat, lidhur me ligjshmërinë e VKKP nr. 28, date 25.02.1997 dhe AMTP nr. 272, datë 16.10.1996, Komuna Perondi, fshati Rreth – Tapi, Kuçovë . b) Kufizimin e veprimeve mbi pasurinë e regjistruar në nr. hipotekor 224 datë 25.02.1997 dhe asaj nr. 332/21, në vol.7, faqe 106, ZK 3227, Kuçovë, deri në shprehjen e qëndrimit të AKKKP, Tiranë dhe Komisionit Vendor të Verifikimit të Titujve të Pronësisë të Qarkut Berat, përkatësisht lidhur me ligjshmërinë e Vendimit nr. 28, datë 25.02.1997 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Këshilli i Rrethit Berat dhe AMTP nr. 272, datë 16.10.1996. c) Vendimi hartohet në (7) kopje. (2 kopje qëndrojnë në protokollin e institucionit, 1 kopje dërgohet regjistruesit nga zyra e protokollit, nga 1 kopje i dërgohet menjëherë secilit subjekt nga zyra e protokollit, 1 kopje pranë KLSH 1 kopje Avokaturës së Shtetit, 1 kopje KVV pranë Prefekturës së Qarkut, Berat dhe 1 kopje Ministrisë së Drejtësisë.) ç) Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 30 ditëve nga dita e njoftimit të tij pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
9 Nentor 2009