E Diel, 1 Nëntor 2026

Ankesat, policia aksion fishekzjarreve

 

FIER- Policia bashkiake, ajo e rendit dhe e tatimeve në Fier kanë nisur një aksion për minimizimin e tregtimi të lëndëve plasëse. Mbi 90 ankesa qytetarësh janë grumbulluar kryesisht për fishekzjarret. Megjithëse është ende herët deri në natën e ndërrimit të viteve, në të gjitha rrugët e qytetit dhe në oborre shkollash ndjehet plasja e fishekzjarreve të fuqishme. Mësuesit pohojnë se fëmijët rrezikojnë të dëmtohen nga këto fishekzjarre. Ndërsa banorët ankohen se prej ditësh nuk gjejnë dot momente qetësie në banesat e tyre. Shefi i Policisë Bashkiake, Bashkim Ymeraj tha se plani i ndërmarrë synon ndaljen e përdorimit të këtyre lëndëve plasëse, jo vetëm për të ruajtur qetësinë, por edhe për të shmangur aksidentet. Për këtë qëllim do të ketë edhe sanksione për të gjitha ato subjekte që i tregtojnë ato pa faturën tatimore.      m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›