E Diel, 1 Nëntor 2026

TIA shpall sot raportin për korrupsionin

 

Transparency International do të bëjë sot publike në Tiranë raportin mbi perceptimin e qytetarëve shqiptarë për nivelin e korrupsionit në vend. Raporti që publikohet në dhjetor nga ky institucion është edhe më i rëndësishmi, pasi ka të bëjë me perceptimin e qytetarëve, lidhur me fenomenin e korrupsionit, në ndryshim nga raporti që del në shtator dhe që ka të bëjë me zbatimin e disa rregullave të vendosura nga institucionet më prestigjioze. Në raportin e shtatorit, Shqipëria rezultonte se kishte ngjitur 20 shkallë në perceptimin e korrupsionit për vitin 2008, por mbetet në vendet ku korrupsioni mbetet një problem serioz dhe që kërkon përpjekje sistematike dhe të qëndrueshme për t'u luftuar. Shqipëria këtë vit renditet në vendin e 85-të, duke shënuar një rritje me 0.5 pikë nga viti i kaluar. Vendi ynë është bërë për herë të parë pjesë e këtij indeksi në vitin 2003, ku është vlerësuar me 2.5. Vlerësimin më të ulët e ka marrë në vitin 2005 me 2.4 pikë. Që prej këtij viti, Shqipëria ka njohur një rritje të përgjithshme me 1 notë vlerësuese, duke u vlerësuar në 2006 me 2.6, në 2007 me 2.9 dhe së fundmi në 2008 me 3.4.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›