E Diel, 1 Nëntor 2026

Godo: Shkelje ligjore me hetimin ndaj Bashës

 

Kryetari i asamblesë së PR-së, Sabri Godo i ka konsideruar shkelje juridike vonesat në zbardhjen e procesit të nisur që prej dy vitesh, lidhur me hetimet për rrugën Durrës- Kukës. Duke ftuar klasën politike që të lërë drejtësinë në punën e saj, Godo komentoi akuzat e ngritura nga opozita për procesin e nisur nga Prokuroria, në adresë të Ministrit të Jashtëm Lulzim Basha. Godo "Kjo opozitë, s'ka moralin për akuzë politike, pasi më parë të na shpjegojë se ku i çoi 300 milionë dollarë që mblodhi për taksën "Majko". Në tetë vjet kjo opozitë e pengoi qëllimisht bërjen e kësaj rruge, pasi ishte nën ndikimin e të huajve që se donin rrugën. I tërë procesi i nisur është shkelje ligjore, pasi nuk mund të zgjatet dy vjet i tërë procesi i hetimeve", tha Godo në Tv Klan. Në lidhje me rikthimin në Kuvend, të Kodit Zgjedhor nga ana e kreut të shtetit, Godo u shpreh se rishikimi i tij është një çështje teknike, që nuk duhet të shoqërohet me ndërhyrje në të, pasi sipas tij e vetmja detyrë që shtrohet përpara klasës politike, është zbatimi i tij me rigorozitet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›