E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohet makina me 101 kg drogë

 

GJIROKASTER - Policia Kufitare e Gjirokastrës sekuestroi mëngjesin e djeshëm mbi 101 kg marijuanë në tentativë për t'u kaluar drejt Greqisë. Droga u bllokua në Kthesën e Çeçemit në aksin rrugor Vrisera-Llongo. Duke dyshuar për mjetin ku ndodhej droga policia u vu në ndjekje, por kjo lëvizje e tyre bëri që shoferi i makinës "Nissan" Micra me targë të Tiranës të ndryshojë drejtimin, duke kaluar anës lumit në disa rrapishte. Aty më pas ai ka braktisur automjetin dhe duke përfituar nga errësira e mjegulla është larguar me shpejtësi. Pas kontrollit të ushtruar në makinë u gjet sasia e drogës. Menjëherë nisën hetimet për autorët, të cilët u identifikuan dhe arrestuan në mbrëmje. Ata janë Kelvin Tomorri, Ervin Saliaj, Shkëlzen Lamçe të tre 24-vjeçarë si dhe të Andi Nazëraj 18 vjeç, të gjithë nga Fieri. Në kërkim është shoferi Ervin Hoxha, po nga Fieri, i cili dyshohet se ka implikuar 4 të rinjtë në trafik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›