Rritet tensioni mes Koreve, në prag të vizitës së Obamës
Rritet tensioni mes dy Koreve në prag të vizitës së Presidentit Obama në Lindjen e Largët. Dy anije, një e Koresë së Veriut dhe një e Koresë së Jugut kanë shkëmbyer zjarr shumë pranë kufirit të tyre, aq të diskutuar detar. Sipas komandës detare koreanojugore, një anije koreanoveriore patrullimi kaloi kufirin e kontestuar detar mes të dyja vendeve dhe nuk ndaloi pas të shtënave paralajmëruese. Po sipas burimeve ushtarake nga Seuli, përgjegjësia e incidentit është për t‘iu atribuuar marinës së Phenianit që ka dhunuar për më shumë se një kilometër e gjysmë kufirin mes dy Koreve. "E kanë bërë rreth 22 herë gjatë këtij viti, por kësaj here u detyruam për të shtëna paralajmëruese", thuhet në një njoftim zyrtar të bërë nga Seuli. Sipas komunikatës, flota detare e Pjong-Jangut iu përgjigj duke "gjuajtur direkt mbi anijen tonë. Iu përgjigjëm me zjarr dhe i detyruam të kthehen në veri të kufirit". "Mes marinarëve tanë nuk ka pasur asnjë të plagosur. Jemi në pritje të provokimeve të reja nga ana e Koresë së Veriut", thuhet në komunikimin koreanojugor. "Kemi goditur shumë rëndë mbi anijen dhe mendojmë se ka pësuar dëme të mëdha", ka thënë një burim i agjencisë "YonHap". Në anijen koreanoveriore, ka referuar në Parlament Kryeministri Chung Un-Chan, është vënë re një shkëndijë zjarri, por nuk dihet ende për viktima. Chung ka folur për një sulm të drejtpërdrejtë ndaj anijes së Seulit. Shkëmbimi i zjarrit zgjati rreth dy minuta. Për momentin të dyja palët akuzojë hapur njëra-tjetrën për këtë incident. Versioni i dhënë nga ana e Koresë së Veriut është i ndryshëm nga ai i rivales së saj dhe flet për një "provokim të armatosur". Ushtria koreanoveriore thotë se barka e patrullimit ishte në pjesën veriore të linjës ndarëse kur u qëllua.
Regjimi komunist ka kërkuar që Seuli të kërkojë menjëherë falje për këtë ngjarje. "Autoritetet ushtarake të Koresë së Jugut duhet t‘i kërkojnë falje Koresë së Veriut për këtë provokacion të armatosur dhe të marrë masa të përgjegjshme kundër përsëritjes së provokacioneve të tilla". Ato që nisën incidentin sipas televizionit "YTN" mendohet se kanë qenë disa peshkarexha kineze që peshkonin ilegalisht gaforre në ujërat e Detit të Zi, por fakti se kjo përplasje ndodhi rreth tetë ditë para vizitës së Obamës në Seul të bën të mendosh se Pheninani e ka kërkuar vetë incidentin. Sipas analistëve, taktika e regjimit komunist është ajo që përdor gjithmonë, madje edhe me testimin e raketave: kërkon t‘i tregojë SHBA-së se Seuli është një vend i karakterizuar nga paqëndrueshmëria politike dhe ushtarake dhe i gatshëm të nisë konfliktet ushtarake. Presidenti amerikan, Barak Obama, do të mbërrijë pas tetë ditësh në Seul, ndërsa në Uashington pritet të vendoset për ftesën e ardhur nga Pheniani, ndaj të dërguarit special amerikan në këtë vend, Stephen Bosworth, për rinisjen e negociatave për çështjen bërthamore me vendin komunist. Por incidenti mes dy Koreve në kufirin e diskutuar detar nuk është i vetmi. Incidenti më i rëndë mes të dyja vendeve ndodhi në qershor të vitit 1999 kur në një betejë mes anijeve, u mbyt një anije amerikanoveriore me rreth 20 njerëz të ekuipazhit dhe në qershor të vitit 2002 kur në një shkëmbin zjarri mes njësive të Veriut dhe atyre të Jugut u fundos një anije e Seulit me 6 marinarë në bord. Në të njëjtën betejë mbetën të varë rreth 13 koreanoveriorë. Jugu e ka akuzuar Veriun se është përpjekur të provokojë incidente të tilla me qëllim që të rrisë tensionet. Kufiri detar që kalon në pjesën perëndimore të gadishullit korean, është caktuar nga komandantët e forcave të SHBA-së në fund të luftës koreane dhe është diskutuar vazhdimisht nga Veriu. Kohët e fundit, flota detare e Koresë së Veriut akuzoi Seulin se po dërgonte anije lufte përgjatë kufirit për të nxitur tensionet dhe paralajmëroi se veprime të tilla mund të çojnë në shkëmbime zjarri.