Ankohen banorët e “Parrucës”: Na morët frymën
27/05/2009 Peticioni për ngritjen e dy pallateve
SHKODER- Dhënia e lejes nga KRT-ja e Bashkisë, për ndërtimin e dy pallateve në një lagje të vjetër të Shkodrës, ka irrituar së tepërmi banorët që pretendojnë se dëmtohen nga ndërtesat shumëkatëshe. Pikërisht këta banorë kanë kërkuar nga bashkia që të anulojë lejen e dhënë nga KRRT-ja për ndërtimin e dy pallateve në fjalë. Reagimi i banorëve filloi menjëherë kur morën vesh se në territorin përreth banesave të tyre, e madje dhe në pjesë që u përket atyre do të ndërtohet një pallat 8-katësh dhe një tjetër 6-katësh. Pallatet do të ndërtohen pas pallateve të vjetra tek ish MAPO –ja e lagjes “Parrucë”, pranë banesave private. Për ndalimin e këtyre dy pallateve banorët që e shohin veten të dëmtuar i kanë dërguar dhe një peticion Bashkisë së Shkodrës. Në këtë peticion banorët i bëjnë të qartë Bashkisë së ndërtuesit që në projekt nuk po respektojnë distancat nga banesat e tyre, që parashikon ligji. Përveç kësaj projekti ka përfshirë si truall ndërtimi dhe sipërfaqe që u përkasin atyre. Sipas banorëve, ndërtimi i pallateve synon të realizohet dhe në sipërfaqe, të cilat ata i kanë në pronësi me dokumentacionet përkatëse. Njëkohësisht banorët e lagjes “Parrucë” shprehen se ndërtimi i dy pallateve do të mohojë vendin e argëtimit të fëmijëve, dritën e diellit që duhet të shohë çdo shtëpi, si dhe hyrjen e daljen e automjeteve. Pas këtij peticioni bashkia ka premtuar se do të shohë me kujdes të gjithë dokumentacionet mbi të cilat është dhënë leja dhe më pas, në qoftë se do të konstatohen shkelje ligjore, do të bëhet pezullimi i lejes së ndërtimit të dy pallateve në lagjen “Parrucë”.