E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merimanga e zezë, 2 raste pickimesh në Fier

27/05/2009  Mjeku: Sivjet rastet më të shpejta

FIER- Regjistrohen rastet e para të pickimit të merimangës së zezë, e cila ka helmuar 2 persona brenda muajit maj. Sipas statistikës, marrë në poliklinikën e Fierit nga mjeku toksikolog Kilo Stoja brenda 2 javëve të fundit të muajit maj janë regjistruar 2 raste me intoksikim për shkak të pickimit të insektit vdekjeprurës, që ka rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Sipas mjekut Stoja, rastet e paraqitura kanë qenë fermerë të fshatrave Belishovë dhe Roskovec. Personat e pickuar kanë mundur t’i shpëtojnë helmimit nga merimanga e zezë falë ndërhyrjeve të shpejta dhe të menjëhershme të mjekëve. “Me fillimin e nxehtë si në vitet e kaluar edhe sivjet, madje sivjet më shpejt, janë shënuar rastet e para të pickimit të insekteve të rrezikshme, siç është merimanga e zezë, e cila acarohet në këtë stinë për shkak të temperaturave të larta”,-ka thënë Stoja. Në vitet e kaluara ka pasur madje edhe vdekje nga pickimi i këtij insekti. Ne i kemi marrë masat për të pritur rastet e pickimit nga merimanga e zezë. Ne kemi pritur 2 raste deri tani një nga Belishova dhe tjetri në Roskoveci, të dy rastet fatmirësisht pa pasoja të rënda në shëndetin tyre. Kjo ka ndodhur për vet faktin se personat kanë ardhur në kohë dhe në çdo rast pickimi, njerëzit të drejtohen sa më shpejt qendrave shëndetësore”. Në këtë periudhë fermerët duke punuar në fushë mund të bien shumë lehtë pre e pickimit të merimangës së zezë. Këshilla e mjekëve në këtë rast është kujdesi nga pickimi dhe në çdo rast vajtja e menjëhershme tek mjeku”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›