Ekstradohet Gashi i bandës së Durrësit
27/05/2009 I akuzuar për një vrasje
TIRANE- Interpol Tirana ka ekstraduar nga Milano e Italisë anëtarin e bandës së Durrësit Bujar Gashin, i cili akuzohet për vrasjen e shtetasit Dritan Disha. Mësohet se ndaj të ekstraduarit Gjykata për Krime të Rënda ka vendosur në datën 21 korrik 2008 masën e sigurisë “arrest në burg”. Emri i Bujar Gashit rreth katër vjet më parë njihej në qytetin bregdetar si anëtar i bandës së Durrësit dhe që kishte marrë pjesë në një vrasje. Bëhet fjalë për vrasjen e Dritan Dishës e ndodhur në vitin 2000 në Shënavlash të Durrësit. Për këtë vrasje akuzohen si autorë të dyshuar Indrit Dokle, Adriatik Coli, Indrit Taullai, aktualisht të arrestuar dhe Bujar Gashi. Burime nga policia thanë se Gashi kishte mundur të largohej disa kohë më parë nga Shqipëria për t’i shpëtuar prangave, ndërsa shumë anëtarë të bandës ku ai bënte pjesë po prangoseshin një e nga një. Kështu Gashi strehohej në Itali, ku duket se lëvizte lirshëm, ndërsa emri i tij u zbulua nga Prokuroria si i implikuar në një vrasje e pjesëmarrës në organizatë kriminale. Mësohet se më 24 shtator 2008 policia italiane njoftoi homologët shqiptarë se kishte ndaluar Gashin dhe pas verifikimeve rezultoi se ai figuronte në listën e personave të kërkuar ndaj dhe e dërguan në qeli. Nga ana tjetër, drejtësia shqiptare ka nisur menjëherë procedurat për të kryer ekstradimin e anëtarit të bandës famëkeqe të Durrësit. Pas një sërë veprimesh procedurale më së fundi autoritet shqiptare kanë mundur të ekstradojnë në Shqipëri 37-vjeçarin Bujar Gashi. Tashmë në qeli ai do i bashkohet shokëve të tij, që aktualisht janë në proces gjykimi në Gjykatën e Krimeve të Rënda. I pandehuri Gashi akuzohet për veprën penale të “vrasjes me paramendim” si dhe “pjesëmarrje në organizatë kriminale”.