Tekste shkollore falas per fëmijët e të varfërve
Tekstet shkollore të sistemit parauniversitar për fëmijët e atyre familjeve shqiptare që janë në skemën e ndihmës ekonomike do të shpërndahen falas. Ka qenë ky një ndër vendimet e miratuara dje në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave.
"Shteti qëndron në anën e fëmijëve", tha Kryeministri, duke shtuar se "nuk mund t‘i lëmë fëmijët pa tekste shkollore në rast se prindërit kanë vështirësi të paguajnë shumën e rimbursimit të tyre". Duke e vlerësuar këtë si një hap shumë të rëndësishëm në rrafshin njerëzor, kreu i ekzekutivit shtoi se "ky vendim merr një rëndësi të veçantë edhe për arsimin në vend, pasi asnjë nxënësi nuk do t‘i mungojnë tekstet shkollore, në rast se nuk kanë mundësi t‘i paguajnë ato".
Të shumta kanë qenë edhe akuzat e bëra nga opozita, e veçanërisht nga Partia Socialiste, lidhur me pamundësinë e mjaft familjeve për t‘u garantuar librat fëmijëve të tyre. Një gjë kjo që konstatohet sidomos në zonat rurale apo periferitë e qyteteve të mëdha ku niveli i varfërisë është më i lartë se në zonat e tjera.