Psikiatria e fëmijëve, shërbim më vete
Fëmijët autikë, të cilët kanë probleme, vonesa në zhvillimin normal të trurit, perceptimit, apo edhe dëgjimit të disa tingujve janë në rritje në vendin tonë. Akoma edhe sot, shkenca nuk i ka gjetur shkaqet, të cilat ndikojnë në lindjen e një fëmije autik, por pavarësisht kësaj, teknikat dhe metodat e aftësimit të tyre dhe integrimit në shoqëri janë shumë të rëndësishme si për fëmijët ashtu edhe për prindërit e tyre. Nisur nga fakti që numri i këtyre fëmijëve sa po vjen e po rritet, strategjitë që do të përdoren nga specialistët e sistemit shëndetësor do të jenë në ndryshim dhe në përmirësim. Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka sqaruar dje se një projekt i dikasterit që ajo drejton është për ndarjen e shërbimit të psikiatrisë në dy degë: psikiatria për të rriturit dhe shërbimi i psikiatrisë infantile.
Fëmijët autikë apo të tjerë pacientë me probleme nuk mund të marrin shërbim në një godinë ku ka edhe të rritur. Kujdesi për ta duhet të jetë i specializuar. Kështu projekti për ndarjen e psikiatrisë së fëmijëve veç nga ai i të rriturve do të jetë në vëmendje të politikave shëndetësore deri në realizimin e tij.
Raportimet e kohëve të fundit kanë vlerësuar se 3,4 fëmijë në 1000 vuajnë nga autizmi infantil. Sëmundja prek më tepër meshkujt sesa femrat në raportin 4:1. Autizmi është paaftësi zhvilluese e përjetshme, e cila ndikon në mënyrën se si personi komunikon dhe sillet me njerëzit rreth tyre. Fëmijët dhe të rriturit me autizëm kanë vështirësi të kenë afërsi me të tjerët në mënyrë të thjeshtë. Në përgjithësi aftësitë e tyre për të zhvilluar shoqëri dhe aftësia e tyre për të kuptuar shprehjet emocionale të njerëzve të tjerë janë të kufizuara. Njerëzit me autizëm nuk kanë aftësi të kufizuara fizike dhe pamja e tyre është si çdo person pa aftësi të kufizuara. Për këtë shkak është vështirë të krijohet më shumë dijeni dhe mirëkuptim për këtë gjendje.