Miratohen 70 ilaçe të reja në listën e barnave me rimbursim
Qeveria miraton listën e re të barnave me rimbursim për vitin 2009. Sipas vendimit të aprovuar dje në Këshillin e Ministrave, kësaj liste do t‘i shtohen 70 barna të reja, të cilat janë diskutuar me mjekët, specialistët dhe njëkohësisht kanë ardhur si propozime të Komisionit të Hartimit të Listës së Barnave.
Kjo listë mendohet që të hyjë në fuqi pas një muaji, atëherë kur të ketë përfunduar edhe procedura teknike e botimit të listës së barnave me rimbursim, që do t‘i shpërndahet farmacive që kanë kontratë me Sigurimet Shëndetësore, në të gjithë vendin.
Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Kryeministri Sali Berisha deklaroi se kjo listë është më e gjera e miratuar ndonjëherë dhe është produkti i një konsulte të gjerë dhe i respektimit të ndjeshmërive dhe kërkesave të ndryshme.
"Kjo listë është zgjeruar në mënyrë të ndjeshme me rreth 70 artikuj të rinj, në sajë të performancës së mirë financiare, menaxhimit shumë më të mirë të fondeve të përcaktuara për rimbursimin e barnave, të një transparence të përgjithshme më të madhe në tregun farmaceutik", tha Berisha. Duke e konsideruar këtë vendim një zhvillim shumë pozitiv, Kryeministri tha se Instituti i Sigurimeve Shëndetësore, jo vetëm që përballoi me fonde plotësisht skemën e zgjeruar tashmë të listës së rimbursimit, por hap pas hapi po bëhet blerës kryesor i të gjitha shërbimeve shëndetësore. Lista e re e barnave përmban më shumë ilaçe për kategorinë e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskulare, për të sëmurët me prostatë. Një risi e kësaj liste janë barnat, të cilat do të rimbursohen për kategorinë e të transplantuarve. "Kështu, nëse do t‘i referoheshim listës së barnave, gjatë katër viteve të fundit, lista e barnave është pasuruar me 50 barna dhe formë-doza të reja, si edhe me 27 principe të reja aktive, gjithashtu është shtuar me 172 alternativa tregtare, duke arritur në total numrin prej 405 barnash dhe 944 alternativash tregtare", u shpreh drejtoresha e ISKSH-së, Hana, gjatë një prezantimi të mbajtur pak ditë më parë. Sipas saj, është rritur numri i diagnozave të mbuluara me trajtim mjekësor të rimbursuar, si mbulimi i trajtimit të leucemisë kronike, trajtimi për mosplakjen e organeve të transplantuara, trajtimi i infeksioneve post-transplantive, duke arritur një mbulim prej 95% të sëmundshmërisë kronike nga lista e rimbursueshme.
Pavarësisht propozimeve bujare të bëra nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni i Hartimit të Listës së Barnave, Ministria e Financave e ka ndërprerë hovin e propozimeve, duke e kthyer edhe një herë mbrapsht për shqyrtim, para se ajo të dërgohej në qeveri.
Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar zyrtarisht se lista e plotë e 70 barnave të reja do të publikohet nesër, pas përfundimit të zbardhjes nga qeveria gjatë ditës së sotme. Nesër Ministria e Shëndetësisë, bashkë me Institutin e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, do të dalin në një konferencë të përbashkët, për të sqaruar në imtësi listën e re të rimbursimit të barnave për vitin 2009. Kjo listë pritet të hyjë në fuqi 20 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Libri" i ilaçeve për 2009
Fatura e listës së barnave
me rimbursim, 4.7 miliardë lekë
Sipas Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor është rritur vlera e shpenzimeve të rimbursimit për kategori të caktuara të popullatës në nevojë.
Këtu mund të përmendim vlerën e recetës për trajtimin mujor të një pacienti me leucemi kronike, e cila shkon në rreth 3.2 milionë lekë. Ndërsa shpenzimet e rimbursimit të barnave në total, nga viti në vit, kanë ardhur duke u rritur si rezultat i ndjeshmërisë dhe shtrirjes së skemës së sigurimeve shëndetësore, nga 4,1 miliardë lekë në vitin 2005 ka arritur në 4,7 miliardë lekë për vitin 2009.
Relacioni
Pacientët që përfitojnë nga barnat e reja
Sipas relacionit të vendimit të Këshillit të Ministrave është zëvendësuar doza e arit Nitroglycerinë nga 500 mcg në dozën 300 mcg. Kjo, pasi formë dozës 500 mcg i ka mbaruar afati i regjistrimit në vendin tonë, si dhe nuk është bërë aplikim për regjistrim. Për barin Dihydrotachysterolum 15 ml është reflektuar ndryshimi i volumit të flakonit në 20 ml. Janë hequr katër barna, të cilat firmat farmaceutike nuk i prodhojnë më dhe rrjedhimisht nuk i tregtohen më në vendin tonë. Barnat e hequra nga lista e rimbursimit 2009 janë përkatësisht: Insulina Humane biosintetike bifazike izofane x 100 1-3 ml 40/60, pene retinolum me pika nga goja, Chinidini sulfat 100 mg tabl, si dhe Mesalazinium 250 mg tabl. Heqja e këtyre barnave nuk cenon trajtimin mjekësor të pacientëve të siguruar, sepse në listë ka alternativa të tjera të barnave që trajtojnë të njëjtat diagnoza. Janë shtuar 31 barna si formë doza apo 12 principet aktive të reja. Formëdoza të reja të barnave të listës të cilat përmirësojnë cilësinë e shërbimit. Barna të tilla janë: Acidi urodesoxycholic 300 mg capsl, Methoxy polyethylene glycol -poetin. Këto barna kanë përdorim më të përshtatshëm për të sëmurët kronikë. Alternativa mjekuese dhe kombinime të reja të barnave të listës: Në këtë grup përfshihen barna me veprim antipatik, antivirial, aiuretik, antiepileptik dhe neuroepileptik. Në mënyrë të veçantë, bari i ri antiviral Valgancicilovir 450 mg tabl është përfshirë në rimbursimin për trajtimin e infeksioneve të post-transplanteve të shkaktuara nga citomegalovirusi (cmv). Ky bar është futur për një numër të kufizuar pacientësh, vetëm 10 në vit. Nga kombinimet e barnave ekzistuese të listës janë përfshirë për 2009 disa kombinime me përdorim kryesisht në pneumologji dhe alergologji. Ato kanë kosto mjekimi më të vogël krahasuar me principe aktive të veçanta. Në këtë mënyrë realizohen mundësi më të mira të mjekimit nga pikëpamja farmako-ekonomike për sëmundjet respiratore.
Barna që mbulojnë diagnoza të reja: Në këtë grup përfshihet bari i ri Imatinib 100 mg tabl, që përdoret për trajtimin e leucemisë meiloide kronike, duke synuar në zgjatjen dhe përmirësimin e cilësisë së jetës për këta të sëmurë. Kopsitja e trajtimit për këtë bar të kushtueshëm për 30 pacientë është 114 milionë lekë. Si konkluzion "lista 2009" përmban 405 barna nga 377 që kishte 2008. Në listën e 2009-ës është aplikuar e njëjta masë mbulimi, sikurse në listën e mëparshme. Pra varion masa nga 50% në 100%.
Tabelë
Prioritet i është dhënë
Sëmundjeve të rënda
Sëmundje me rrezikshmëri të lartë për jetën
Sëmundjet që shkaktojnë invaliditet
Sëmundje infektive
Sëmundje që shkaktojnë shumë vuajtjeje
Sëmundje kronike që kërkojnë mjekim të zgjatur
Sëmundje që kërkojnë trajtim të zgjatur