Pritet botimi i guidës së maturës
Me afrimin e provimeve të Maturës Shtetërore, Ministria e Arsimit dhe Shkencës si çdo vit, pritet të botojë guidën e maturës dhe të sistemit Meritë-Preferencë (MeP) 2009. Ajo do të përbëjë një përmbledhje të të gjithë informacionit për Maturën Shtetërore dhe pranimet në universitetet publike që do të kryhen këtë vit.
Në guidë do të përfshihen udhëzimet e MASH-it për datat e provimeve në të gjitha shkollat e mesme, rregullorja e Maturës Shtetërore 2009, sqarime për provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje, por nuk do të mungojnë as sqarimet për mënyrën e regjistrimit si kandidat në institucionet e arsimit të lartë publik në vend.
Guida do të ketë edhe materiale të tjera informuese për të gjithë të rinjtë. Ajo do të përfshijë gjithashtu edhe programin e punës për Këshillimin për Karrierën (pikët minimale), që do t‘u vijnë në ndihmë nxënësve maturantë (kandidatëve për shkollë të lartë) për të marrë informacione, të cilat shërbejnë për të bërë një zgjedhje më të mirë të programeve të studimit, sipas preferencave personale të nxënësve.