E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kreditimi ngadalësohet, rritet interesi për kredi në lekë



Sipas raportit të BSH-së, në tremujorin e parë të vitit 2009, kredia për ekonominë shënoi ngadalësim të mëtejshëm të ritmit të rritjes. Portofoli i kredisë vazhdon të dominohet nga kreditimi i bizneseve. Ndërkohë që pjesa më e madhe e portofolit të kredisë është në valutë. Gjithsesi, zhvillimet e tremujorit të parë nënvizojnë interesin në rritje të bankave dhe bizneseve për kreditimin në lekë. Gjatë muajit prill, Banka e Shqipërisë ka vijuar të jetë e pranishme në tregun e parasë nëpërmjet injektimit të likuiditetit me repo javore dhe tremujore. Këto duket të kenë ndikuar në rritjen e vëllimeve të shkëmbyera në tregun ndërbankar. Në muajin mars, normat e interesit të depozitave në lekë kanë regjistruar një rritje të lehtë si pasojë e ofertave promocionale të bankave për depozitat afatshkurta, në përgjigje të një konkurrence më të lartë në treg për thithjen e likuiditeteve. Interesi mesatar i peshuar për kreditë e reja në lekë në tremujorin e parë ka qenë relativisht më i lartë, duke ndjekur ecurinë e yield-it të bonove të thesarit dhe kushtet e likuiditetit në sistem

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›