E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfitimet nga skema e pensioneve

29/05/2009  Emigrantët mund të derdhin kontributet shoqërore për vitet e munguara në vendet ku jetojnë e punojnë

ISSH synon zgjerimin e marrëveshjes edhe për vendet e tjera të Evropës, Kanadasë e SHBA-ve

Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit tashmë do të kenë mundësinë të marrin informacionet e duhura nëpërmjet rrjeteve të posaçme për të drejtën e marrjes së pensionit dhe kushteve që duhen plotësuar për të përfituar nga skema e sigurimeve. Gjithashtu është hapur mundësia që për kategori të caktuara, të cilat kanë një historik sigurimesh në vendin tonë e që duan të plotësojnë vitet e munguara për të fituar të drejtën e pensionit, mund të bëjnë derdhjen e kontributeve në vendet ku jetojnë e punojnë, pa u dashur të kthehen në Shqipëri. Kjo falë vijimit të marrëveshjes së nënshkruar mes Institutit të Sigurimeve Shoqërore dhe partnerëve italianë të “Inas Cisl”, i cili është edhe instituti më i madh i asistencës sociale për emigrantëve në Itali. Partnerët e kësaj marrëveshjeje kanë zhvilluar dje takimin e radhës ndërmjet titullarëve të këtyre institucioneve, pjesë e së cilës bëhet dhe banka “Intesa San Paolo”, që do të marrë përsipër njohjen e kontributeve që do të derdhen nga emigrantët në shtete të ndryshme. Drejtoresha e ISSH-së Evelina Koldashi ka pohuar se “kemi rënë dakord për zgjerimin e marrëveshjes që ky protokoll të funksionojë në të gjitha degët që ka ‘Inas Cisl’ edhe në Kanada, SHBA dhe të gjitha vendet evropiane, çka do t’u japë mundësinë e informimit edhe shqiptarëve që ndodhen në këto vende lidhur me historikun kontributeve dhe ndryshimet në legjislacionin e sigurimeve shoqërore. Gjithashtu shpresojmë të arrijmë edhe marrëveshjen për të bërë të mundur që përmes marrëveshjes me bankën ‘Intesa San Paolo’ të bëjmë të mundur transferimin e pensionove për të gjithë pensionistët që dëshirojnë ta tërheqin atë në vendin ku jetojnë”. Ndërkohë presidenti i institutit italian ka pohuar se prej më se një viti emigrantët shqiptarë kanë marrë asistencën e duhur informative në lidhje me rindërtimin e periudha kontributive, çka i ka ndihmuar ata që të rishohin mundësinë e gëzimit të së jtës së pensionit në vendin e origjinës. “Ne kemi mbledhur shumë modele komunikimi gjatë përvojës snë të asistencës me emigrantët dhe tashmë jemi në gjendje të ofrojmë modelin më të mirë edhe për emigrantët shqiptarë. Mund të them se shumë emigrantë kanë marrë asistencën nga ana jonë. Ne dëshirojmë që përmes punës sonë ta shkurtojmë largësinë që kanë emigrantët me vendin e tyre. Pas këtyre hapave qytetarët shqiptarë në Itali mund ta konsiderojnë INAS-in një institucion të integruar më Sigurimet Shoqërore në Shqipëri”, - pohuar pesidenti i ptronatit INAS-CISL, Antonino Sorgi.

Përfitimi nga marrëveshja

Marrëveshja synon që të gjithë emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Itali t’u krijohet mundësia të mbledhin informacion për historikun e periudhave të sigurimeve që kanë realizuar në Shqipëri direkt nga vendet ku jetojnë, pa qenë e nevojshme të shpenzojnë kohën duke ardhur në vendin tonë për të mbledh këto informacione (p.sh. në rastet kur nuk kanë pasur mundësi të tërheqin librezat e punës në qendrat e punës ku ata kanë punuar, u kanë humbur librezat, u ka humbur dokumentacioni personal etj). Ofrimi i këtij informacioni në lidhje me legjislacionin e sigurimeve do të jetë falas.

Informimi mbi pensionet

Sipas ekspertëve të ISSH-së, të gjithë ata që konsiderojnë si mundësi rindërtimin e periudhave të tyre kontributeve në shtetin shqiptar me qëllim mbrojtjen sociale në rastet e pleqërisë, invaliditetit dhe humbjes së mbajtësit të familjes, nëpërmjet kësaj marrëveshjeje u krijohet mundësia e marrjes së informacionit dhe futjes në skemë direkt nga vendet ku jetojnë, nëpërmjet zgjerimit të bashkëpunimit “Inas Csl”, Institutit të Sigurimeve, si dhe bankës “Intesa San Paolo”, e cila ka marrë përsipër të ofrojë shërbimin falas për emigrantët shqiptarë në fushën e mbrojtjes sociale.

Derdhja e kontributeve

Pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore nga emigrantët do të bëhet pranë qendrave ku jetojnë dhe punojnë në sportelet e bankës “Intesa San Paolo”. Kjo bankë do të bëjë një herë në muaj xhirimin e kontributeve të paguara në llogaritë e Institutit të Sigurimeve Shoqërore së bashku me formularët dhe dokumentet shoqëruese për secilin emigrant që kërkon aplikimin e njohjes dhe vijimit të periudhës së kontributeve në vendin e origjinës. ISSH-ja do të bëjë monitorimin e të gjithë këtij procesi si dhe evidentimin e periudhave të sigurimit nga emigrantët për efekt të përfitimit të pensionit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›